Politike

Gafa e Ramës me borxhin publik/ Jorida Tabaku: Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetëm kryeministri e di

14 Tetor 2020, 08:08 Nga DOSJA
Gafa e Ramës me borxhin publik/ Jorida Tabaku: Se si mund te jete 60 me e

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shprehur se gafa e Edi Ramës me grafikun e borxhit publik, tregon se çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagadës ka për bazë gënjeshtrën.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tabaku thekson vetëm një gënjeshtar si Edi Rama mund ta bëjë 60 më të madhe se 70. Sipas saj borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së, pra 13 mld euro.

Postimi i Jorida Tabakut:

Gafa e Ramës me shifrat, Jorida Tabaku: Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetem ER e di? Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro. Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”

Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama publikoi grafikun për borxhin publik, ku edhe bëri gafën. Në grafik, 60 miliardshi i borxhit publik është një kolonë më e lartë se 70 miliardshi i investimeve gjatë viteve 2006-2013. Pra sipas Ramës 60 është më e madhe se 70.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gafa e ramës jorida tabaku gafa e ramës jorida tabaku

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2020, 07:44

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrën presidencia...