Politike

“Ishte 60 u bë 46 miliardë”/ Rama nxjerr shifrat për Borxhin Publik: Ata që e zhytën Shqipërinë, kanë dallim të mad

14 Tetor 2020, 06:40 Nga DOSJA
“Ishte 60 u bë 46 miliardë”/ Rama nxjerr shifrat për

TIRANË- Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama  ka publikuar disa shifra për borxhin publik dhe investimet në dy periudha, para dhe pas qeverisjes së tij. Sipas shifrave të publikuara nga Rama, del se mesatarja e borxhit publik për periudhën 2006-2013 ka qenë 60 miliardë lekë, kurse e investimeve 70 miliardë lekë. Ndërsa, për periudhën që ka qeverisur vetë Shqipërinë borxhi publik është ulur mesatarisht në 46 miliardë lekë kurse investimet 79 miliardë lekë.

Kreu i qeverisë  akuzon opozitën se e zhyti Shqipërinë në borxhe kur ishte në pushtet, para  vitit 2013, në disa sektorë si sipërmarrja, shëndetësi, arsim apo deri tek bonuset e bebeve.

Postimi Ramës: 
Mirëmengjes, dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike borxhi publik edi rama borxhi publik edi rama

Sondazh

Poll