Politike

Greva e naftëtarëve, PD: Grevistët janë në situatë ekstreme. Kërkesat e tyre nuk po dëgjohen, Rama hesht qellimisht

14 Tetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
Greva e naftëtarëve, PD: Grevistët janë në situatë

TIRANË-Partia Demokratike ka reaguar së fundmi për protestën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët që prej  17 ditësh janë në grevë urie për shkak se nuk u janë plotësuar kërkesat që i kanë drejtaur qeverisë. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale  ish-deputeti i PDs-ë, Luan Baçi, thotë se naftëtarët janë lënë në harresë dhe askush nuk po interesohet për ta. Ai thotë se kërkesat e naftëtarëve janë të thjeshta dhe plotësisht të realizueshme.

Postimi

Taulant Yzeiraj Eduart Haxhia Aleksandr Sulaj. 3 nga 10 grevistet qe jane ne greve urie prej 16 ditesh. TAULANTI, EDUARTI DHE ALEKSANDRI , jane banore te FIERIT, ata si dhe koleget e tjere jane krye familjare, familjet dhe femijet e tyre, presin buken e perditshme vetem nga ata. Akti i tyre ekstrem, per vet sakrifikim, tregon gjendjen e tyre te mjerueshme dhe te pa shprese. Askush nuk interesohet per ta, jane lene ne harrese ashtu si jane lene prej muajsh dhe prej vitesh tashme nga rilindasit e korruptuar te Rames Çdo kerkese e tyre bie ne vesh te shurdher. Ne menyre te qellimshme, Rama hesht, Qeveria hesht, Deputetet e qarkut Fier heshtin turpshem, pushteti lokal hesht. Çfar kerkojne naftetaret, eshte shume e thjeshte dhe plotesisht e realizueshme. Pagat e prapambetura, pune e kryer dhe e pa paguar nga pronaret e radhes te emeruar si te tille nga vet Rama. Sigurimet shoqerore, te disa pagave qe jane marre, por korruptivisht te pa hedhura, per ta. Rifillim te punes ne uzine, ose ne pamundesi te saj zbatimin e ligjit, per dhenjen drejtesi per punonjesit. Thjeshte dhe qarte jane shprehur naftetaret,ne kerkesat e tyre, por Rama dhe ekipi i tije hajdut nuk degjojne, nuk duan te degjojne, ata ne ikje e siper jane bere te pangopur, te paarsyeshem, arrogante dhe hajdut te pakrahsueshem. Ne kete heshtje te turpshme dhe te frikshme te qeverise, me veprime korruptive ka info keto dite se: UZINA KA NDERRUAR PERSERI “PRONARE” dhe jane bere veprime dhe ne hipotek, per te ligjeruar vjedhjen e deri tanishme dhe vazhdimin e vjedhjes, duke e tjetersuar pronen. Rama dhe Qeveria e tij e korruptuar nuk jep asnje shprese per naftetaret dhe gjithe shqiptaret, ata mendojne vetem te vjedhin dhe te pasurohen per vete, ka vetem nje zgjidhje, LARGIMIN E TYRE.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luan baci luan baci

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2020, 07:44

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrën presidencia...