Politike

14 Tetor 2020, 07:44 Nga DOSJA

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrën presidenciale të vendoset sërish piktura e Isa Boletinit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Presidenti i Shqipërisë se thotë tashmë ndihet më i fortë dhe më i qetë pasi bashkë me Isa Boletini ka edhe Ismail Qemali të cilin e quan babanë e Pavarësisë.

“Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”. Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.” shkruan Meta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll