Politike

“Nuk kanë bërë padi”/ PD publikon dokumentet: Erion Veliaj është kallëzuar për shpifje, e pret drejtësia

14 Tetor 2020, 10:41 Nga DOSJA
“Nuk kanë bërë padi”/ PD publikon dokumentet: Erion

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj se nuk ka asnjë padi ndaj tij për çështjen e makinës së kryedemokratit Lulzim Basha dhe 4 vilave në Astir.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i cilëson mashtrime deklaratat e Veliajt dhe thotë se kanë vetëm një qëllim, të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Ndërkohë ajo ka publikuar edhe paditë e PD-së ndaj Veliajt.

Reagimi i Ina Zhupës: 

Mashtrimi është mjeshtëria e Veliajt! Partia Demokratike e ka paditur Veliajn për shpifjet e tij të vazhdueshme që kanë vetëm një qëllim: të largojnë vëmendjen nga dështimet flagrante të qeverisë dhe të bashkisë. Të cilat kanë varfëruar shqiptarët dhe rrënuar Tiranën. Paditë janë depozituar dhe Veliaj do të përgjigjet për shpifjet e tij. Mashtrimet e përditshme dhe kasetat me regji qëndrore nuk e shpëtojnë dot nga përgjegjësitë për shkatërrimin e Tiranës dhe shpifjet e përditshme!

Në fillim të tetorit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike se në këmbim të mbylljes së protestës së Astirit, Lulzim Basha ka marrë katër vila. Sakaq, i pranishëm në njësinë numër një të Tiranës, Veliaj deklaroi se Basha vendos gjoba, dhe në një vit kaq të vështirë ekonomik për shkak të pandemisë, ai dhe kunati i tij, janë pasuruar, duke marrë edhe një makinë. Për këto deklarata të Veliajt, PD ka njofuar se ka dorëzuar dy pati për kreun e Bashkisë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj pd padit veliajn erion veliaj pd padit veliajn

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2020, 07:44

TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ditën e sotme Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili ka pranuar kërkesën e tij që në zyrën presidencia...