Aktualitet

Liroi Gert Gjinararin/ ILD ‘nxin’ gjyqtarin që liroi “të rrezikshmin”: Të shkarkohet! Kuqo kërkon përballje me mini

14 Tetor 2020, 10:04 Nga DOSJA
Liroi Gert Gjinararin/ ILD ‘nxin’ gjyqtarin që liroi

TIRANË–Përfundon seanca dëgjimore në Këshillin e Lartë të Gjyqësorit për magjistratin Markeljan Kuqo, i cili ka dhënë “llogari” për lirimin nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gert Gjinarari i njohur ndryshe edhe si “Gjenerali”. Në seancën dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme, Inspektori i Lartës i Drejtësisë, Artur Metani tha se Kuqo ka shtrembëruar me dashje faktet duke liruar nga burgu një personazh me rrezikshmëri të lartë duke kërkuar shkarkimin e tij.  

“Këto veprime/mosveprime të magjjistratit janë kryer në mënyrë drejtpërdrejtë, të vazhduar, të vullnetshme dhe të pajustifikuar brenda të njëjtit proces, duke arritur në përfundimin se janë kryer me dashje direkte nga ana e tij. Vlerësohet se për veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratit Markelian Kuqo që parashikohen si shkelje disiplinore nga neni 101, pika 1, shkronja “b” dhe neni 102, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; që përbëjnë “Shkelje shumë e rëndë disiplinore” dhe që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, duhet të jepet masa disiplinore “Shkarkim nga detyra”.,“-është shprehur Metani. Ndërkohë që Kuqo pretendon se procesi i nisur për të ka qëllime paracaktuara dhe është i mbushur me të meta.

Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga vetë gjyqtari i cili tha se ka zbatuar ligjin, duke e cilësuar si të padrejtë kërkesën për shkarkimin e tij. Ai ka kërkuar ballafaqimin me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj, por kjo kërkesë u rrëzua. 

Administrova raportin e IEVP Drenovë. Në raport thuhej se rehabilitimi i tij ishte i mundshëm. Administrova edhe raportin e zyrës së provës dhe sipas këtij raporti, ishte i mundshëm integrimi i tij në shoqëri. Apeli s’administroi aktin burimor, shmangu konstatimet. Shkeljet që me drejtohen nuk janë të vërtetuara,”- deklaroi gjyqtari.

Ka qënë Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, institucioni që i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor kërkesën për shkarkimin e gjyqtarit Markeljan Kuqo. Kjo pasi gjyqtari i rrethit të Korçës në fillim të shkurtit të 2019-s ka urdhëruar lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari i gjetur fajtor në një vrasje të kryer në vitin 1997 në Itali. Nga hetimi i kryer nga ILD-ja rezulton se Kuqo ka kryer veprime e mosveprime me dashje, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhë të vazhdueshme. Vendimi për të do të jepet më 21 tetor.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gert gjinarari markeljan kuqo markeljan kuqo ne klgj gert gjinarari markeljan kuqo markeljan kuqo ne klgj

Sondazh

Poll