Aktualitet

Tronditëse/ Gjyshi i alkoolizuar përdhunon mbesën 13-vjeçare në Bubullimë të Lushnjes, 67-vjeçari abuzonte kur vajza i s

14 Tetor 2020, 08:00 Nga DOSJA
Tronditëse/ Gjyshi i alkoolizuar përdhunon mbesën

LUSHNJE- Ngjarje tronditëse në Lushnje. Paraditen e sotme një 67-vjeçar nga Lushnja, me iniciale R. Ç., është prangosur pasi ka përdhunuar mbesën e tij.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i arrestuari ka kthyer marrëdhënie seksuale me dhunë me mbesën, në shtëpinë e tij në fshatin Bubullimë të Lushnjes, gjatë kohës kur e mitura i shkonte për vizitë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 67-vjeçari jetonte vetëm me gruan e tij dhe  njihet si njeri problematik dhe i alkoolizuar.

Edhe herë të tjera ai është akuzuar për veprime të turpshme, megjithatë kjo është hera e parë që ai akuzohet në Polici. Ende nuk dihet se cili ishte personi që e zbuloi abuzimin brenda familjes, ndërkohë që e mitura është nën kujdesin e psikologut.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe:, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Muajt e fundit abuzimet sekesuale me të mitur kanë tronditur opinionin publik. Përdhunimi i 15-vjeçares në Babrru, përdhunimi i 13-vjeçares në Pogradec, ngacmimi seksual ndaj një 16-vjeçari në Berat dhe ngacimimi seksual një 5-vjeçares në Berat kanë qenë disa nga ngjarjet më të rënda. Për këto ngjarje janë arrestuar:  Abaz Doku, Blerim Bizgjoni, Sokol Kapinova dhe Romoeo Oço. Abuzuesit nuk kanë pranar asgjë para togave të zeza

k.m.J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet pedofili në lushnje përdhunohet 13-vjeçarja në lushnje arrestohet pedofili në lushnje përdhunohet 13-vjeçarja në lushnje

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 06:34

TIRANË- Le të rikthehemi edhe një herë në vitin 2011 kur Marto Bejaj humbi kontaktet me familjen. Kur s’kishin kaluar as 15 ditë një telefonatë do të zgjon...