Lushnja vatër Covid-i/ Mbyllet ADISA, qytetarët të revoltuar: Kam ardhur nga Greqia të bëj pasaportën, por është mbyllur
14 Tetor 2020, 09:54Nga DOSJA
LUSHNJE- Gjatë 10 ditëve të fundit, në qytetin e Lushjes ka pasur një shpërthim të ri të koronavirusit. Mësohet se shtimi i rasteve ka prekur dhe dy prej institucioneve më të rëndësishme për shërbime ndaj qytetarëve. Një punonjës i institucionit të ADISA-s në Lushnje është infektuar dhe për rrjedhojë është mbyllur shërbimi në këtë institucion.
Po kështu dhe Shërbimi Kombëtar i Punës është i mbyllur pasi 6 punonjëse të këtij shërbimi janë me Covid 19.
“Kam ardhur te Adisa për të marrë shërbim dhe është mbyllur. Duam që ti shërbejnë popullit të rrinë në punë ose të ikin fare. E kanë mbyll për efekt të Covid, populli ka halle të rrinë këtu“, tha një banor.
Ndërsa një tjetër u shpreh e recvoltuar: “Jemi për të marrë një certifikatë, presim kur të vijnë. Do vijnë apo sdo vijnë, ku di unë ça bëjnë këta. Kemi për të marrë këti gjëra, vajti ora 10, për ça e marrin lekun. Për ça e ve qeveria”
Ndërkohë çdo ditë rëndohet bilanci i COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se së fundmi janë shënuar 5 viktima të tjera, si dhe janë konfirmuar 182 raste të reja. Në total numri i viktimave ka shkuar në 429.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– INTERPOL ka nxjerrë foto të reja të Gramoz Dritan Rexhepit, 40-vjeçarit që po vuan dënimin në burgun e Kuitos në Ekuador, i cili tashmë kërk...
GRAMSH-Policia e Gramshit ka arrestuar një 35-vjeçar i cili akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Sipas policisë është vënë në pranga ka rënë sh...
TIRANË- Ditën e sotme ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë vjen me një tjetër udhëzim për qytetarët shqiptarë që duan të aplikojnë për lo...
BALLSH- Vijon protesta e naftëtarëve të Ballshit. Mëngjesin e sotëm naftëtarët ka shqyer portën dhe janë futur në rafineri. Ata ka çarë kordonin e Polici...
BALLSH- Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët ende nuk kanë marrë një përgjigje nga qeveria në lidhje me kërkesat e tyre, pagat e prapambetura dhe rifill...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka referuar në SPAK për 1105 pasuri për të cilat ka mbledhur të dhënat pas formularëve të deklarimit të pasurive që iu k...
TIRANË- Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar me sukses Vettingun.Ky vendim është marrë sot në Komisioni i Pavaruru ...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë mes të arrestuarve është një 24 vje&...