Aktualitet

“Këtu nuk ka asnjë, pronari ka ikur”/ Naftëtarët e Ballshit shqyejnë portën, futen në ambientet e rafinerisë

14 Tetor 2020, 08:21 Nga DOSJA
“Këtu nuk ka asnjë, pronari ka ikur”/ Naftëtarët

BALLSH- Vijon protesta e naftëtarëve të Ballshit. Mëngjesin e sotëm naftëtarët ka shqyer portën dhe janë futur në rafineri. Ata ka çarë kordonin e Policisë Bashkiake dhe janë futur në ambientet e rafinerisë, ku kanë kërkuar takim me adiminstratën. Por protestuesit nuk kanë gjetur asnjë punonjës.

“Këtu nuk ka asnjë, pronari ka ikur. Duam lekët tona”, shprehen njëzëri naftëtarët.

Ndërsa, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se kompania “doli zbuluar”.  “Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku “Allun”. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë”, tha Dautaj.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greva e urisë së nafëtarëve greva e urisë së nafëtarëve

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Tetor 2020, 06:34

TIRANË- Le të rikthehemi edhe një herë në vitin 2011 kur Marto Bejaj humbi kontaktet me familjen. Kur s’kishin kaluar as 15 ditë një telefonatë do të zgjon...