Dita e 17 e grevës së urisë/ Naftëtarët shqyejnë derën dhe futen brenda në rafineri. Dautaj: I nxorëm “zbuluar’, nu
14 Tetor 2020, 08:07Nga DOSJA
BALLSH- Në ditën e 17 të grevës së urisë, naftëtarët ende nuk kanë marrë një përgjigje nga qeveria në lidhje me kërkesat e tyre, pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës. Sot naftëtarët kanë shqyer me forcë derën, kanë çarë kordonin e policisë dhe janë futur në ambientet e uzinës. Bashkë me ta ndodhen edhe grevistët, të cilët kanë lënë ambientet e ngujimit dhe po marshojnë rreth rafinerisë. Në mbështetje të tyre është e pranishme edhe Sindikata e Fermerëve.
Ndërkohë për mediet, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj tha se kompania “doli zbuluar” pasi aty nuk punon askush nga administrata. Ai theksoi se kjo nuk është një protestë e dhunshme, por nafëtarët kërkojnë të marrin vetëm djersën e tyre.
“Këta kanë marrë një urdhër, për të mos i nxjerrë zbuluar, këtu nuk ka privat. Kjo nuk është një protestë e dhunshme, ne jemi këtu për t’u treguar shumë qartë që ky ka qenë një show i radhës, nuk ka pronar. Tani nuk ka asnjë zyrë, dera është kycur, prej një viti ka heshtje, ai që thotë jam pronar, ne kemi dëgjuar që ka iku “Allun”. Kjo i nxjerr zbuluar që këtu nuk ka. Nuk e mbajnë dot këta rafinerinë”, tha Dautaj.
Ai shtoi më tej shteti duhet t’u japë çfarë u takon dhe më pas naftëtarët do të shikojnë halllin e tyre. Ata kërkojnë me ngulm librezat e punës.
“Është i gjithë fati i qytetit. Rafineria punon me naftëtarë. Të na japin ca na takon, ikim ne shikojmë hallin tonë. Hapi i radhës është shumë i qartë, kjo është në dorën e naftëtarëve, më shqip dhe qartë që i kemi shprehur kërkesat tona, nëse do ia lëmë Zotin, ne të vdekur jemi”, tha Dautaj.
Ata kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e firmës mirëpo ka përfunduar pa rezultat pasi Dautaj u shpreh në fund të takimit se u bë në mënyrë që të ndalohej protesta.
a.k/j.v/ dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit ka referuar në SPAK për 1105 pasuri për të cilat ka mbledhur të dhënat pas formularëve të deklarimit të pasurive që iu k...
TIRANË- Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina ka kaluar me sukses Vettingun.Ky vendim është marrë sot në Komisioni i Pavaruru ...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë mes të arrestuarve është një 24 vje&...
TIRANË- Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur ën lidhje me vendosjen e maskave me detyrim edhe në ambientet e hapura, çështje e cil...
Aktualitet14 Tetor 2020, 06:34
TIRANË- Le të rikthehemi edhe një herë në vitin 2011 kur Marto Bejaj humbi kontaktet me familjen. Kur s’kishin kaluar as 15 ditë një telefonatë do të zgjon...
Një detaj që tërheq vëmëndjen në këtë çështje është edhe dyshimet që ka familja ndaj hallës së Marteos, Marjana Brahimaj.“Di që djali më ka ikur nga hall...
VLORË-Detaje të reja kanë dalë nga pakoja me eksploziv që u gjet dje në lagjen Paravësia të Vlorës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se lënda plasëse, e v...
TIRANË- Nëse vitet e para Greqia dhe Italia kanë qënë destinacionet se ku trafikoheshin fëmijët shqiptarë tani harta është pasuruar. Anglia dhe Gjermania j...