Politike

Prej 15 ditësh në grevë urie/ Partia Demokratike: Hajduti i Surrelit përçmon mundin e naftëtarëve të Ballshit, dita e pa

12 Tetor 2020, 20:23 Nga DOSJA
Prej 15 ditësh në grevë urie/ Partia Demokratike: Hajduti i

TIRANË- Partia Demokratike së fundmi ka reaguar në lidhje me situatën e naftëtarëve të Ballshit, të cilët ndodhen që  prej 15 ditësh në greve urie.

Ish-deputeti Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një status që ka shpërndarë në rrjetet sociale është shpehur se kryeministri Rama i ka mashtruar naftëtarët që në vitin 2018, ku iu kishte premtuar se do të zgjidhte problemin e tyre. Krahas postimit në rrjete sociale, Alibeaj ka shpërndarë edhe një video ku shihet se kryeministri shprehej se do të vizitonte sërish Ballshin. ndërkohë Alibeaj tashmë thotë se Rama as nuk bën përpjekje për të dëgjuar problemet dhe hallet e tyre.

“Prej 15 ditesh, naftetaret e Ballshit jane ne greve urie. Kerkojne punen, djersen dhe gjakun e tyre dhe buken e femijeve. Te mashtruar, te neperkembur, te tallur e te vjedhur nga babezia e Rames dhe oligarkeve hajdute te oborrit te tij, i jane drejtuar vetflijimit. Prej 22 janarit 2018, mashtruesi ne krye te qeverise, prej zyres se tij te ngrohte e plot luks premtoi plot cinizem “se heren tjeter do te shkonte ne Ballsh”, tek naftetaret, per te rivene ne pune Uzinen, dhe se ai me te tijet “ishin disponibel” per te zgjidhur hallin e naftetareve! Prej asaj dite, hajduti i Surrelit, ka vazhduar vecse te vjedhe dhe te percmoje mundin, gjakun dhe sakrificen e naftetareve! E sot, 15 dite drejt rruges se vetflijimit, as nuk denjon ti degjoje. Mesa duket “shpresa e plote” e Rames per te shkuar ne Ballsh e per ti takuar, nuk do realizohet! Por, nje gje eshte e sigurt: naftetaret, qytetaret e Ballshit, dhe te gjithe shqiptaret, do te takohen me Ramen ne 25 prill!  Dita e pagimit te fatures eshte afer!” shkruan ish-deputeti.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama enkelejd alibeaj partia demokratike edi rama enkelejd alibeaj partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 19:38

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar komentet për dekoratën e bërë ndaj Vojo Kushit e Vasil Laçit. Pas komenteve nga maxhoranca se personi ...