Aktualitet

Vrasja e hasmit në Romanat të Durrësit/ Gjykata lë në burg 41-vjeçarin, Myslim Istrefi pasi u deh me raki mori makinën dh

13 Tetor 2020, 07:41 Nga DOSJA
Vrasja e hasmit në Romanat të Durrësit/ Gjykata lë në

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Myslim Istrefin, i cili 3 ditë më parë përplasi për vdekje me makinë Shaqir Estrefin në Romanat të Durrësit. Sipas hetimeve ngjarja ndodhi për motive të hakmarrjes, pasi 14 vite më parë, gjatë një sherri për pronën, babai i Shaqir Estrefit vrau me armë zjarri të atin e Myslim Istrefit.

Në seancën e sotme gjyqësore 41-vjeçari tha se ngjarja nuk ka qenë e planifikuar, por një aksident i momentit. Ai hodhi poshtë akuzën se ka marrë hak për vrasjen e babait të tij.

Ndërkohë, mësohet se viktima ishte baba i 4 fëmijëve dhe kishte 3 ditë që ishte kthyer në fshatin Romanat,  Estrefi qëndronte në Itali  si emigrant sezonal.

Por, kthimi i tij në fshatin Romanat të Durrësit, i ka bërë përshtypje Myslym Istrefit, i cili ka sapo e pa Estrefin, vuri në zbatim një plan për vrasjen e tij. Para sulmit me makinë,  Myslym Istrefi u ul një lokal dhe konsumoi alkool. Ai u deh dhe gjatë kësaj kohe mbajti në vëzhgim lëvizjet e Shaqir Estrefit. Sapo ky i fundit, po kalonte rrugën për të shkuar në banesë, ai shkoi prapa tij me makinën tip “Fiat Uno” dhe e  përplasi, duke e lënë të vdekur në vend.

Më 11 tetor, Policia e Durrësit arrestoi 41-vjeçarin Myslim Istrefi, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje 57-vjeçarin Shaqir Estrefi me makinën tip “Fiat”, për motive të hakmarrjes. Sipas policisë, në vitin 2006 babai i viktimës, Qamil Estrefi ka vrarë të atin e 41-vjeçarit,  Zydi Istrefi.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në romanat myslym istrefi shaqir estrefi. vrasja në romanat të durrësit aksident në romanat myslym istrefi shaqir estrefi. vrasja në romanat të durrësit

Sondazh

Poll