Sport

“Nuk e bëra unë, ika se u tremba”, shtypi tifozin me makinë para ndeshjes Inter-Napoli, 40 vjeçari mbrohet në gjykatë

12 Tetor 2020, 13:46 Nga DOSJA
“Nuk e bëra unë, ika se u tremba”, shtypi tifozin me

ITALI-“Unë nuk kam shtypur askënd, thjesht kam ikur i frikësuar nga trazirat”. Kjo ishte deklarata e Fabio Manduca, në séancën dëgjimore me dyer të mbyllura para gjykatësit të Carlo Ottone De Marchi, që ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar për akuzën se ka shtypur e vrarë me makinën e tij Daniele Belardinelli, ultras i Varese që humbi jetën në përplasjet e 26 dhjetorit 2018 pak larg San Siros para Inter-Napoli. Manduca kërkoi që të merret përsëri në pyetje para prokurorëve Bordieri dhe Stagnaro, ai u përgjigj duke vazhduar të mohonte akuzat dhe duke pretenduar se kjo ishte hera e tij e parë në stadium për të parë Napolin.

Tifozi 40-vjeçar i Napolit u arrestua më 18 tetor 2019, me urdhër të gjyqtarit hetues Guido Salvini. Akuza për vrasje të qëllimshme, sipas prokurorëve, përforcohet nga një konsulencë e rëndësishme teknike e nënshkruar nga ekspertë të ndryshëm, përfshirë patologen e mirënjohur Cristina Cattaneo.

“Unë pashë një dritë të kuqe para semaforit – tha Manduca.Ford Transit ishte para meje dhe u kthye mbrapsht, e kalova në të majtë me Renault Kadjar, pastaj policia dha sinjalin që të shkoja përpara, eca drejt e në stadium pa u ndalur ”.

“Sipas meje nuk është një version i besueshëm” ka shpjeguar avokati Gianmarco Beraldo, i punësuar nga mamaja e Belardinelli, një nga tre palët civile që janë kostituuar, bashkë me gruan e ultrasit të Vareses e të bijën mazhorene. Për avokatin është “një version që kundërshton me pohimet e tjera të tij”.

“Asgjë nuk ndryshon – tha, në vend të kësaj, Dario Cuomo, avokati i Manduca, i cili, megjithatë, në seancën e sotme u bashkua me një avokat tjetër -.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fabio manduca inter napoli fabio manduca inter napoli

Sondazh

Poll

Sport 12 Tetor 2020, 11:48

Tifozët e Lakers përleshen me policinë

LA LAKERS – Ritkhimi në majën e basketbollit amerikan të LA Lakers pas 10 vites, bëri që njerëzit dhe tifozët të shfrenohen në rrugët e Los Axhelesit. Një lëviz...