Sport

Kombëtarja përgatit anti-Lituaninë në Kazakistan

12 Tetor 2020, 13:50 Nga DOSJA
Kombëtarja përgatit anti-Lituaninë në Kazakistan

KAZAKISTAN- Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore një ditë pas ndeshjes me Kazakistanin. Nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja të gjithë lojtarët që nuk u aktivizuan zbritën në fushën e blertë kanë patur një program specifik. Ndërkaq lojtarët që ishin titullarë ndaj Kazakistanit nuk morën pjesë në këtë seancë, që u zhvillua në qendrën stërvitore të klubit kazak FC Kairat.

Stërvitja zgjati rreth një orë dhe lojtarët u impenjuan vetëm në ushtrime me topin, pa ngarkesa fizike.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se gjendja e futbollistëve është e mirë dhe nuk ka probleme për fizike me përjashtim të Amir Abrashit, i cili pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së të dielës dhe u zëvendësua.

Mesfushori është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe mbetet ende në dyshim për duelin e radhës ndaj Lituanisë. Vendimi do të merret në stërvitjen zyrtare para duelit të së mërkurës.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kazakistan kombetarja kuqezinje lituania stervitja kazakistan kombetarja kuqezinje lituania stervitja

Sondazh

Poll

Sport 12 Tetor 2020, 11:48

Tifozët e Lakers përleshen me policinë

LA LAKERS – Ritkhimi në majën e basketbollit amerikan të LA Lakers pas 10 vites, bëri që njerëzit dhe tifozët të shfrenohen në rrugët e Los Axhelesit. Një lëviz...