Sport

Juventus dhe Napoli në ankth, gjykatësi sportiv vendos ditën se kur do të marrë vendimin

12 Tetor 2020, 13:22 Nga DOSJA
Juventus dhe Napoli në ankth, gjykatësi sportiv vendos ditën se

ITALI-Ditën e mërkurë gjykatësi sportiv do të marrë një vendim lidhur me ndeshjen Juventus-Napoli. Përballja mes dy skuadrave do të luhej në javën e 3-të të Serie A, por që Agjencia Rajonale e Shëndetësisë nuk lejoi ekipi napolitan të udhëtonte  drejt Torinos për shkak se dy futbollistë dhe një pjesëtar i stafit rezultoi pozitiv me koronavirus.

Liga e Serisë A nuk pranoi shtyrjen e ndeshjes dhe Juventusi, duke zbatuar rregullat, ishte në “Allianz Stadium” gati për të zbritur në fushë. Nga mbrëmja e 4 tetorit e gjithë vëmendja është te gjykatësi sportiv, Gerardo Mastrandrea, që tashmë qëndron mes dy zjarreve. Në anën tjetër është ligji. Që në çastin e përhapjes së pandemisë, Italia, që ka qenë një nga vendet më të prekura, vendosi disa rregulla strikte.

Nuk e ka vendosur klubi napolitan, por Agjencia Rajonale e Shëndetësisë, duke e detyruar skuadrën dhe stafin të karantinohen për dy javë në zbatim të ligjit. Të mërkurën, gjykatësi sportiv do të vendosë se cili do të jetë fati i përballjes që nuk u luajt, Juventus-Napoli.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus napoli juventus napoli

Sondazh

Poll

Sport 12 Tetor 2020, 11:48

Tifozët e Lakers përleshen me policinë

LA LAKERS – Ritkhimi në majën e basketbollit amerikan të LA Lakers pas 10 vites, bëri që njerëzit dhe tifozët të shfrenohen në rrugët e Los Axhelesit. Një lëviz...

Sport 11 Tetor 2020, 20:42

Kosova në krizë, mundet edhe nga Sllovenia

KOSOVE – Kosova regjistron humbjen e dytë brenda pak ditësh, këtë herë përball Sllovenisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, 0-1. Kjo seri e rezult...