Politike

Ilir Meta lajmëron ‘kurbanë’! Presidenti: Rama shpif te ndërkombëtarët, tha se Ylli Ndroqi më mori në telefon kur i m

12 Tetor 2020, 20:07 Nga DOSJA
Ilir Meta lajmëron ‘kurbanë’! Presidenti: Rama shpif te

TIRANË– Presidenti Ilir Meta e akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrime. I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Meta tha se Rama ka ‘shpifur’ tek ndërkombëtarët dhe ka thënë se biznesmeni Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë nga SPAK, e bëri telefonatën e parë me Presidentin.

Meta shtoi gjithashtu se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Presidenti lajmëroi edhe ‘kurbanë’.

Nuk më intereson opozita, më interesojnë shqiptarët. Unë i kam thënë opozitës që të mos djegin mandatet se Rama është i papërgjegjshëm dhe nuk do reflektojë. Kjo është çështje për jetë a vdekje. O ka Shqipëri me shqiptarë, o banori më i ri në Shqipëri mbetet Ilir Meta. Kam thënë se kush prek zgjedhjet, do ketë probleme të paimagjinueshme. Duan të bëhen kurban për pushtetin e Ramës? Le të bëhen. Rama mashtron dhe shpif tek ndërkombëtarët duke i thënë se Ylli Ndroqi pas sekuestrimit të pasurisë e bëri telefonatën e parë me Ilir Metën. Ai që bën këto fabrikime, siç ka bërë të gjitha në Shqipëri, që e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese,”- tha Meta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta ylli ndroqi edi rama ilir meta ylli ndroqi

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 19:38

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka sqaruar komentet për dekoratën e bërë ndaj Vojo Kushit e Vasil Laçit. Pas komenteve nga maxhoranca se personi ...