Sport

3 orë mbledhje për të marrë vendimin final, Liga Profesioniste konfirmon bojkotin, ja çfarë u tha në mbledhjen e fundit

12 Tetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
3 orë mbledhje për të marrë vendimin final, Liga

TIRANËLiga Profesioniste e Futbollit konfirmon se nuk do të bëjë asnjë hap fals dhe se do të vazhdojë në rrugën e nisur. Ditën e sotme në ambientet e FSHF-së u zhvillua mbledhja me 9 përfaqësuesit që vendosën të mos ndryshojnë qëndrim deri në plotësimin e kërkesave. Në tavolinën e përbashkët ishin sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, presidenti i Ligës Edvin Libohova dhe Marjus Sulejmani shefi i garave.

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, tha Libohova.

Duket se ka një luftë nervash, pasi vetëm pak ditë më parë, kryeministri i vendit Edi Rama bëri me dije se nuk do të pranojë kërkesat e propozuara nga përfaqësuesit e klubeve. Pak kohë më parë, drejtuesit e klubeve bënë një takim edhe me Fidel Yllin dhe më pas dorëzuan edhe një dosje me kërkesat e detajuara.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf liga profesioniste superiore fshf liga profesioniste superiore

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 20:42

Kosova në krizë, mundet edhe nga Sllovenia

KOSOVE – Kosova regjistron humbjen e dytë brenda pak ditësh, këtë herë përball Sllovenisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, 0-1. Kjo seri e rezult...