Albert Mullai largohet nga detyra/ Xhaçka cakton komandantin e ri të Forcave Tokësore: Stafeta i kaloi gjeneralit Arben Kingj
12 Tetor 2020, 17:26Nga DOSJA
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ditën e sotme ka njoftuar se komandant Forcave Tokësore do të jetë Arben Kingji. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaçka i ka uruar suksese gjeneralit Kingji për të vazhduar më tej punën si gjeneral brigade.
“Forca Tokësore do te ketë nga sot një komandant të ri ndërsa stafeta kaloi nga gjeneral brigade Albert Mullai tek gjeneral brigade Arben Kingji. Me besimin se gjeneral Kingji do zhvillojë edhe më tej atë që kemi arritur të ndërtojmë deri më sot, i uroj atij punë të mbarë dhe gjeneral Mullait suksese në detyrat e tjera. Trajtimi financiar, kompletimi me pajisje individuale të standardizuara të ushtarit, apo certifikimi nga NATO i Grup Batalionit të Këmbësorisë dhe Kompanisë së Dytë të Batalionit Komando janë disa prej arritjeve të 3 viteve të fundit në Forcën Tokësore, të cilat po i paraprijnë të tjera reformave, me fokus modernizimin e Forcave të Armatosura”, shkruan Xhaçka.
Më parë gjenaral brigade tek Forcat Tokësore ka qenë Albert Mullai.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Reshjet e shumta të shiut që kanë pushtuar pothuajse të gjithë qytetet e vendit tonë, kanë sjellë edhe probleme. Në Durrës dhe në Vlorë, raportoh...
TIRANË– Në Shqipëri java e kaluar shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të rasteve të reja me COVID 19, ndërsa në të gjithë vendin u rregjistruan 1...
VALBONË- Organizata për Ruajtjen e Alpeve Shqiptare (TOKA) ka reaguar për gërryerjen me eskavator në zonën Ura e Re të Bujanit. Në një postim që ka bërë në...
TIRANË– Çdo person që nuk do të vendosë maskë mbrojtëse nga Covid-19 në rrugë do të gjobitet me 3000 lekë të reja. Policia bashkiake dhe ajo e rendi...
TROPOJË- Ditën e sotme në Tropojë janë infektuar me koronavirus 6 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve është një mësuese në shkoll...
TIRANË– Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, të ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar, është ballafaquar sot me të gjithë të akuzuarit, emra...
SHQIPËRI– 424 viktima, 5561 të infektuar aktivë dhe 9585 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënd...