Aktualitet

424 viktima/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, katër pacientë ndërrojnë jetë gjatë 24 orëve të fundit, 171 inf

12 Tetor 2020, 14:03 Nga DOSJA
424 viktima/ Rëndohet bilanci i Covid-19 në Shqipëri, katër

SHQIPËRI– 424 viktima, 5561 të infektuar aktivë dhe 9585 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë, përmes raportimit të 24 orëve të fundit, bëri me dije se katër qytetarë kanë ndërruar jetë.

Një 64-vjeçar nga Shkodra, një 66-vjeçare nga Pogradeci, një 71-vjeçar nga Skrapari dhe një 78-vjeçar nga Përmeti nuk ia kanë dalë dot që t’i mbijetojnë Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri, janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik. Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)

Raste të reja ditore             171

Të shëruar ne 24 orë            85

Humbje jete në 24 orë           4

Testime ditore                    952

Testime totale               99,598

Raste pozitive                 15570

Raste të shëruara             9585

Raste Aktive                      5561

Humbje jete                      424

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      2855

Durrës      593

Shkodër   414

Korçë       291

Lezhë        273

Elbasan       231

Fier             264

Vlorë         199

Kukës         153

Berat         145

Dibër          82

Gjirokastër   61

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll