Aktualitet

U kapën duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm, lihen në burg katër të arrestuarit

12 Tetor 2020, 14:06 Nga DOSJA
U kapën duke transportuar 78 emigrantë të paligjshëm, lihen

KORÇË– Gjykata e Korcës ka lënë në burg katër personat që u kapën më 9 tetor me 78 emigrantë të paligjshëm në kamion. Mësohet se në masën “arrest me burg” janë lënë katër personat e arrestuar: Renard Biçaku, Urim Bajrami dhe vëllezërit Amarildo dhe Endri Rushi.

Të katërt, u arrestuan më 9 tetor, pranë një karburanti në fshatin Pirg, teksa po transportonin emigrantët. Ata akuzohen se kanë marrë shuma të konsiderueshme parash për të futur emigrantët në vendin tonë.

Refugjatët që ndodheshin në kamion janë të shtetësive të ndryshme si: Turqia, Siria, Maroku dhe Algjeria. Mes tyre kishte fëmijë, vajza e gra.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amarildo rushi endri rushi gjykata e korce korce renard biçaku urim bajrami amarildo rushi endri rushi gjykata e korce korce renard biçaku urim bajrami

Sondazh

Poll