Shpallen listat e zgjedhësve, mes banorëve ka raste kur nuk gjendet emri
12 Tetor 2020, 16:33Nga DOSJA
TIRANË– Listat paraprake të zgjedhësve janë afishuar nëpër njësitë administrative, duke nisur nga 6 tetori. Ato do të afishohen çdo 1 muaj duke reflektuar ndryshimet e mundshme, deri në shpalljen e listave përfundimtare në 15 mars 2021.
“Unë e kërkova dhe e gjeta emrin tim. I gjeta të tre emrat, timin, të gruas dhe të vajzës. Vij dhe i kontrolloj herët, që ta di ku votoj dhe të pyes për paqartësitë, por edhe për të mos lënë shteg për hiletë dhe manipulimet, që mund të bëhen, siç ndodh përherë me zgjedhjet tek ne.”
“Unë nuk po e gjej emrin tim. Por nuk di ku të pyes”.
Si zotëria ka edhe të tjerë, që duan të informohen, për ndryshimet që duhet të bëjnë. Për këtë do të pyesim në zyrën e gjendjes civile të Njësisë Administrative nr. 12 ne Tiranë. Personat, si në këtë rast i drejtohen Zyrës së Gjendjes Civile dhe aty sqarohen. Ata që kanë ndërruar vendbanim, paraqesin kartën e identitetit, një kontratë shtëpie apo çfarëdo dokumenti, që provon vendbanimin e ri.
Personat, që nuk kanë akses në teknologji, si celularë, kompjutera etj, ju vete shtëpi më shtëpi, një shkresë e tillë. Kjo do të ndodhë, pas datës 6 dhjetor. Ndërsa ata, që kanë akses, në pajisjet elektronike, shkojnë tek faqja e KQZ-së dhe aty verifikojnë a janë në listë dhe ku duhet të votojnë.
VALBONË- Organizata për Ruajtjen e Alpeve Shqiptare (TOKA) ka reaguar për gërryerjen me eskavator në zonën Ura e Re të Bujanit. Në një postim që ka bërë në...
TIRANË– Çdo person që nuk do të vendosë maskë mbrojtëse nga Covid-19 në rrugë do të gjobitet me 3000 lekë të reja. Policia bashkiake dhe ajo e rendi...
TROPOJË- Ditën e sotme në Tropojë janë infektuar me koronavirus 6 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve është një mësuese në shkoll...
TIRANË– Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, të ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar, është ballafaquar sot me të gjithë të akuzuarit, emra...
SHQIPËRI– 424 viktima, 5561 të infektuar aktivë dhe 9585 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënd...
TIRANE– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka ftuar qytetarët të respektojnë mbajtjen e maskës n...
TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shtetasin iranian Bijon Poolandrag i cili u arrestua dy ditë më parë. Shtetasi u kap në operacionin ‘Hija’ p...