Aktualitet

Grabitja në Rinas/ Dëshmitari i mbrojtur Alkond Bengasi vihet përballë të akuzuarve, Vesili dhe vëllezërit Çala: S’kem

12 Tetor 2020, 14:22 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas/ Dëshmitari i mbrojtur Alkond Bengasi vihet

TIRANË– Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, të ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar, është ballafaquar sot me të gjithë të akuzuarit, emrat e të cilëve i nxorri pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Në seancë, Bengasi, u vu përpara Oltion Vesëelit si dhe vëllezërve Klement dhe Eldi Çala.  

Seanca nisi në orën 09:00 të paradites së sotme, dhe përfundoi rreth orës 15:00, por pa nxjerrë asgjë konkrete.

Mësohet se gjatë përballjes me Bengasin, Veseli ka mohuar të ketë pasur lidhje me ngjarjen. Njësoj si dy vëllezërit Çala.

“S’kemi lidhje,”– mësohet të kenë thënë ata, pavarësisht deklarimeve të Bengasit.

Bengasi është tashmë dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë. Gjithsej të pandehur, në lidhje me grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas u morën tetë persona, por dy kanë vdekur. Admir Murataj u vra gjatë përplasjes me policisë, mesditën e 9 prillit, ndërsa ‘Daja’ Ragip Hajdini nga Kosova, vdiq në spital nga tumori.

Ndërkohë, në kërkim mbetet Talo Çela i cili akuzohet se është implikuar edhe në krime te tjera.

Grabitja ndodhi në aeroportin e Rinasit, mesditën e 9 prillit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vienës. Pasi kryen grabitjen, autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj alkond bengasi edmir murataj eldi cala grabitja e 4.6 milion eurove grabitja ne rinas klement cala oltion veseli admir murataj alkond bengasi edmir murataj eldi cala grabitja e 4.6 milion eurove grabitja ne rinas klement cala oltion veseli

Sondazh

Poll