3000 lekë gjobë, kush kapet pa maskë në publik, ju monitoron policia bashkiake dhe ajo e rendit, ‘ndëshkimi’ faturohet
12 Tetor 2020, 15:02Nga DOSJA
TIRANË– Çdo person që nuk do të vendosë maskë mbrojtëse nga Covid-19 në rrugë do të gjobitet me 3000 lekë të reja. Policia bashkiake dhe ajo e rendit do të jenë ato që do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës.
Gjithashtu, Policia bashkiake dhe ajo e rendit do të vendosin masën administrative. OSHEE-ja, përmes faturës së energjisë elektrike, do t’ua dorëzojë qytetarëve shkelë në banesa. Vetë drejtori i Policisë së Shtetit, lajmëroi sot se e gjithë zona publike do të monitorohet.
Më datë 10 tetor, në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bënë me dije se që nga data 15 tetor, çdo qytetar, do të duhet të mbajë maskë me detyrim kudo, përveç shtëpisë, restorantit, barit dhe vendeve ku konsumohet ushqim. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në muajin shkurt të vitit 2021.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TROPOJË- Ditën e sotme në Tropojë janë infektuar me koronavirus 6 persona. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve është një mësuese në shkoll...
TIRANË– Alkond Bengasi, i përfshirë në grabitjen e Rinasit, të ndodhur më 9 prill të vitit të shkuar, është ballafaquar sot me të gjithë të akuzuarit, emra...
SHQIPËRI– 424 viktima, 5561 të infektuar aktivë dhe 9585 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shënd...
TIRANE– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka ftuar qytetarët të respektojnë mbajtjen e maskës n...
TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shtetasin iranian Bijon Poolandrag i cili u arrestua dy ditë më parë. Shtetasi u kap në operacionin ‘Hija’ p...
Pohgradec- Policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale S.K, pasi është kapur duke transprotuar 5 klandestinë në dalje të qytetit të Pogradecit. Sipas po...