Lokalizohet Daniel Pepaj, 25-vjeçari që vrau dy kushërinjtë ndodhet në Podgoricë dhe i armatosur, nisin negociatat për do
12 Tetor 2020, 13:39Nga DOSJA
TIRANË– Daniel Pepaj, 25-vjeçari që akuzohet se ka vrarë dy kushërinjtë e tij, Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, është lokalizuar në Malin e Zi. Mësohet se i riu i shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më tre tetor, është lokaliazuar në Podgoricë, me ndihmën e policisë së Malit të Zi.
Efektivët kanë informacione se Pepaj është i armatosur, kështu që janë marrë masat për të nosur negociatat për vetëdorëzimin e tij.
Një ditë më parë, është lënë në burg babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj. Ai akuzohet se mund të ketë pasur dijeni për vrasjen e dy djemve, ngjarje për të cilën është shpallur në kërkim i biri dhe e ka fshehur atë dhe për kultivim kanabisi, pasi në parcelën që rezultonte në emrin e tij u gjetln rrënjë hashashi. Përpara trupit gjykues, Rrok Pepaj ka mohuar se ka pasur dijeni për këto gjëra duke shtuar se në tokën e tij kishte mbjellë vetëm boronica.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Vilsoni akuzonte Danielin se i kishte vjedhur 50 kg kanabis. Ai kërkoi ndihmën e Klementit për t’u ballafaquar me Danielin, të cilin të dy e rrahën. Pas dhunës, 25-vjeçari pranoi se e kishte marrë ai kanabisin dhe u propozoi që t’u kthente sasinë prej 7 kg që i kishte mbetur.
Kështu, më datë 3 tetor, Olsoni në timon, tre të tjerët pasagjerë, u nisën drejt vendit ku supozohet se Danieli kishte fshehur drogën. Olsoni priti në qendër të fshatit, ndërkohë që tre të rinjtë, u zhdukën për të mos u kthyer më, për pesë ditë me radhë. Danieli e qëlloi Vilsonin me armë zjarri, ndërsa pas tij, nga frika se mos tregonte, vrau edhe Klementin.
TIRANE– Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu ka dalë në një deklaratë për mediat ku i ka ftuar qytetarët të respektojnë mbajtjen e maskës n...
TIRANE– Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg shtetasin iranian Bijon Poolandrag i cili u arrestua dy ditë më parë. Shtetasi u kap në operacionin ‘Hija’ p...
Pohgradec- Policia ka arrestuar 33-vjeçarin me iniciale S.K, pasi është kapur duke transprotuar 5 klandestinë në dalje të qytetit të Pogradecit. Sipas po...
Një burrë nga Vaqarri i ka çuditur oficerët e policisë me kallëzimin e tij, ku dhe pretendon se nga sharjet me zë të lartë, u preket morali si familje. D...
Në filma me mafien italiane të sjellë nga kinemaja amerikane, apo edhe të tjerë skenat e dhunës me shkop bejsbolli përçojnë mizorinë e krimit të organizu...
BERAT- Ditën e sotme është mbyllur kopshti “10 Korriku”, në qytet. Ky vendim është marrë, pasi kanë rezultuar pozitive me Covid-19, edukatorja dhe sanitarja e k...
TIRANE– Anita Haradinaj ka dhënë një intervistë për ‘Abcnews’ në lidhje me jetën e saj me Ramush Haradinajn. Rrëfimi i zonjës Haradinaj vjen pas lajmeve të qark...