Aktualitet

Të dënuar për drogë dhe prostitucion/ OFL iu dërgon pusullën tre të “fortëve” të Tiranë (EMRAT)

12 Tetor 2020, 11:46 Nga DOSJA
Të dënuar për drogë dhe prostitucion/ OFL iu dërgon

TIRANË- OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka “zbarkuar” ditën e sotme në  Tiranë. Mësohet se në ‘sitën’ e OFL-së janë Gëzim Alimehmeti, Artur Koleci (Çartis)dhe Edmond Shkalla.

Të tre personat, të dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni,  duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Njoftimi i Policisë:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

G. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, mbetur në tentativë;

A. K. (Ç.), banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

E. Sh., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfytëzimi i prostitucionit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artur koleci edmond shkalla gëzim alimehmeti artur koleci edmond shkalla gëzim alimehmeti

Sondazh

Poll