Politike

La mister fatin e tij si kryebashkiak/ Rama merr me vete në Katar Vangjush Dakon, çfarë planesh ka për të

17 Prill 2019, 09:16 Nga DOSJA
La mister fatin e tij si kryebashkiak/ Rama merr me vete në Katar Vangjush

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Katar, i shoqëruar nga ministrja e Infastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Por pjesë e delegacionit të kryeministrit Rama është edhe kryebashkiaku i Durrërit, Vangjush Dako. Ka qënë ish-kryeministri Sali Berisha ai që postoi një foto, e cila dëshmonte edhe praninë e Dakos në Katar.

Ende nuk dihet se përse ai është pjesë e delegacionit. Madje kryeministri Rama as nuk e ka konfirmuar Dakon për një mandat të katërt në qytetin bregdetar. Megjithatë kryeministri i ka dalë në mbrojtje Dakos ndaj akuzave që opozita ka lëshuar ndaj tij për bashkëpunim me bandat kriminale të qytetit për blerje të votave.

E ashtuquajtura “Dosja 339” përfshin përgjimet e dala më herët në media, për grupin kriminal të Shijakut dhe disa bisedave të regjistruara nga prokuroria mes kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe Altin Avdyli, pjesë e bandës së Shijakut. PD akuzon prej kohësh mazhorancën se përveç Dakos të tjerë eksponentë të PS kanë patur kontakt dhe kanë bashkëpunuar me Avdylajt. Në operacionin Volvo 4, ku u arrestuan anëtarët e grupit të Shijakut, në pranga ranë edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Cuko dhe Arben Ndoka. Dy ish-deputetët u arrestuan pas përgjimeve telefonike. Policia dhe Prokuroria po hetonin grupin kriminal ‘Avdylaj’ por në përgjimet telefonike të këtij grupi, rezultuan edhe dy ish-deputetët. Arben Çuko, ish-drejtor i Burgjeve përgjohej teksa merrte ryshfet 3 mijë euro për transferimin e një vrasësi me pagesë, ndërsa Arben Ndoka ishte pjesë e mafies së tjetërsimit të pronave në Lezhë.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama ne katar vangjush dako edi rama rama ne katar vangjush dako

Sondazh

Poll