Politike

Tensione te Bregu i Lumit/Balliu: Ai Erioni i Griseldës ku është? Bënte me barrë gratë e shokëve

17 Prill 2019, 08:22 Nga DOSJA
Tensione te Bregu i Lumit/Balliu: Ai Erioni i Griseldës ku është?

Tiranë- Në protestën e sotme te Bregu i Lumit ka pasur herë pas here përplasje mes banorëve dhe policisë. I pranishëm në protestë në mbështetje të banorëve është edhe ish-deputeti Klevis Balliu i cili në një moment gjatë përplasjes së banorëve me policinë nuk kurseu edhe akuzat ndaj kreut të bashkisë Erion Veliajt. “Ai bënte me barrë gratë e shokëve, ai Erioni i Griseldës ku është?”, u shpreh ish-deputeti Klevis Balliu ndaj kreut të bashkisë.

Pak minuta më parë ndodhi një përplasje pasi policia ka marrë urdhër që të mos lejojë asnjë person brenda perimetrit që po bëhen edhe shembjet. Një banor i tha policisë  se do hynte në banesën e tij vetëm për të marrë rrobat pasi ishte i shoqëruar në komisariat por nuk është lejuar. Këtu nisi edhe përplasja mes policisë dhe banorëve.

”Do të nxjerr rrobat e shtëpisë.  Ore jeni në terezi ju ore? Me lini të shpëtoj rrobat ore?  Pse nuk na leni mor burrë?  Na i sillni Erionin e Griseldës këtu. Ose isha i shoqëruar, isha në Komisariat.”, u shpreh i riu.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj klevis balliu protesta e banoreve protesta te bregu i lumit 17 prill erion veliaj klevis balliu protesta e banoreve protesta te bregu i lumit 17 prill

Sondazh

Poll