Politike

“Respekto marrëveshjen e 5 Qershorit”/ Meta ultimatim Ramës për Kodin Zgjedhor. Kryeministri: Bën mirë t’

12 Tetor 2020, 07:29 Nga DOSJA
“Respekto marrëveshjen e 5 Qershorit”/ Meta ultimatim

TIRANË- Këtë të hënë Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me zgjedhjen e tij në krye të presidencës dhe qëndrimin që ai ka mbajtë në këtë post. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se pas marrjes së detyrës si president gjithmonë ka respektuar Kushtetutën.

Meta theksoi se nuk blihet dhe i bëri thirrje Ramës që të respektojnë marrëveshjen e 5 Qershorit, se përndryshe më 25  prill do të ketë 3 milionë shqiptarë “të shkallmuar”, të cilët do të shkallmojnë me votë qeverinë.

“Meqënëse Kryepinoku Rilindas u justifikua për zgjedhjen e detyruar para tre vitesh të “Presidentit të shkalluar”, më duhet t’ju kujtoj të gjithë socialistëve se Ilir Meta ka mbajtur çdo premtim për mbrojtjen e Kushtetutës dhe interesit kombëtar.
Unë u kam bërë të qartë se midis Pushtetit dhe Demokracisë, kam zgjedhur gjithmonë Demokracinë se pushtet ka edhe në vendet jodemokratike, ku të drejtat e qytetarëve shtypen e dhunohen. Tani ju e kuptoni se çdo njeri që nuk blihet e frikësohet prej tij është “i shkalluar”. Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 Qershorin se përndryshe në 25 Prill do të ketë jo vetëm një President “të shkalluar”, por edhe tre milionë shqiptarë “të shkalluar” që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar për një grusht oligarkësh e banditësh.”, shkruan Meta.

Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga kryeministrit Edi Rama. Pas mbledhjes me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama theksoi se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të kthehen në parlament nga presidenti Ilir Meta, Kuvendi do t’i votojë sërish. Ai i bëri thirrje Metës që nëse ka ndërmend t’i kthejë, t’i nisë sa më parë në Kuvend, që pas miratimit, ato do të zbatohen menjëherë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 07:27

TIRANE– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook ka publikuar një mesazh drejtuar qytetarëve për mbajtjen e...

Politike 12 Tetor 2020, 06:37

BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbeledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi...

Politike 11 Tetor 2020, 18:16

TIRANË– Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi  ka...