Politike

11 Tetor 2020, 18:16 Nga DOSJA

TIRANË– Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi  ka bërë me dije se një prej anëtarëve të stafit të tij ka rezultoar pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye, ai është karantinuar. 

Ndërkohë, testi i parë, Oliver Varheliyn e ka nxjerrë negativ për Covid-19, por pas dy javësh në izolim, ai do të bëjë një tjetër test.

“U informova sot se një anëtar i ekipit tim doli pozitiv për # COVID19. Në pritje të rezultateve të reja të testit, unë dhe anëtarët e ekipit po vet-izolohemi në përputhje me udhëzimet e shëndetit publik. Ndihem mirë, nuk kam simptoma, testet e mia gjatë javës së kaluar ishin negative. Qëndro i sigurt!”– shkruan Varhelyi.

Oliver Varhelyi vetëm pak ditë më parë, të mërkurën ishte në Shqipëri, ku takoi të gjithë krerët e politikës shqiptare. Ai madje, mbajti edhe fjalën në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë. Të nesërmen, Varhelyi udhëtoi drejt Kosovës ku gjithashtu zhvilloi takime me krerët e politikës, ndërsa ditën tjetër vizitën e zhvendosi në Serbi.

Nuk dimë të themi nëse anëtari i tij i stafit që doli pozitiv me Covid-19 e ka shoqëruar Komisionerin në këto takime, por deri më tani, nuk është bërë me dije për izolim të politikanëve tanë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike karantinohet oliver varhelyi olivér várhelyi karantinohet oliver varhelyi olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2020, 10:02

TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e ty...