Politike

12 Tetor 2020, 06:37 Nga DOSJA

BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbeledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi, sanksionet e mundshme ndaj Rusisë pas helmimit të opozitarit Aleksei Navalny dhe situatën në Bjellorusi. Pas përfundimit të mbledhjes përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian Joseph Borrel doli në një konferenë për mediat ku tha se në fokus të mvbledhjes ishte dialogu Kosovë- Serbi.

Ai tha se Këshilli diskutoi për dhe normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes vendeve një mënyrë kjo për ruajtjen e  stabilitetit në Ballkanin perëndimor. Josep Borrell është shprehur se çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh dhe jo vitesh. Gjatë seancës së sotme i dërguari special për dialogun Mirioslav Lajçak, ka falenderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen e dialogut mes dy vendve ballkanike. 

Një nga temat e tjera të diskutuara sot ishte dhe gjendja në Bjellorusi dhe sanksionet e BE, ndaj disa zyrtarëve kryesorë , përfshirë në listë edhe presidentin Lukashenko.  BE njoftoi se do të ulë bashkëpunimin dypalësh me autoritetet Bjelloruse në nivelin qendror.

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian mbështetën një plan franko-gjerman për të vendosur sanksione ndaj rusëve të dyshuar për helmimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny me një agjent nervor.

Berlini dhe Parisi thonë se nuk kanë pasur një shpjegim të besueshëm nga Moska për atë që Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) tha se ishte prania e agjentit nervor të ndaluar të epokës Sovjetike Novichok në trupin e tij. Ndërkohë  ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas u shpreh se: “Kjo (shkelje e konventës kimike) nuk mund të mbetet pa pasoja,”. Në lidhje me këtë Borrel u shpreh se do të ketë sanksione por nuk dha asnjë detaj në lidhje me to.

Po ashtu pjesë e diskutimit ka qenë dhe situata e cila është krijuar prej muajsh në në Mesdheun Lindor ku Ministrat e Jashtëm të BE-së i bënë thirrje Turqisë të tërheqë mbrapsht anijen e saj kërkimore. Në të njëjtën kohë Borrel, deklaroi se në ditët në vijim do të merren masa konkrete ndaj qeverisë turke.

(k.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkimi europian mblidhen ministrat e be-së bashkimi europian mblidhen ministrat e be-së

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2020, 18:16

TIRANË– Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi  ka...

Politike 11 Tetor 2020, 10:02

TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e ty...