Politike

‘Merrni dhe Kastriot Islamin dhe bëjini atë që nuk thuhet PS-së’/ Rama e përmendi gjatë Asamblesë, Meta nis ditën me

12 Tetor 2020, 07:11 Nga DOSJA
‘Merrni dhe Kastriot Islamin dhe bëjini atë që nuk thuhet

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka nisur ditën me një postim të ish-deputetit Kastriot Islamin, i cili ka shkruar kundër kryeministrit Edi Rama duke e akuzuar se ka rrënuar ekonominë e vendit.

Ndërkohë ka ripostuar çfarë ka shkuar, ish-deputeti, presidenti Meta i ka nisur dhe një mesazh të shkurtër nga ana e tij kryeministrit.

“Kush po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe varfëri? Faleminderit Prof. Kastriot Islami për qartësinë!,”-shkruan Meta.

POSTIMI i Kastriot Islamit

Me ardhjen në pushtet Rama nisi varfërimin e shqiptarëve, nënshtrimin e tyre dhe nxitjen e emigrimit të atyre që nuk pranonin të nënshtroheshin…Prandaj rriti borxhin me 1 miliardë euro në vit, nga të cilët 800 milion euro shkruan në xhepat e kupolës së sektit… Shqipëtarëve iu rrit birxhi deri në 21 mijë euro për çdi familje dhe PBB për 7 vjet u rrit me vetëm 1.2 miliardë euro ndërkohë që borxhi u rrit me 7.2 miliardë euro…? Kjo është tradhëtia më e madhe ndaj çdio shqiptari të ndërshëm, tradhëti deri në vrasje të shpresës për të gjithë dhe të ardhmes për të rinjtë e fëmijtë. Prandaj kërkon mandatin e tretë që t’i shpëtojë ndëshkimit për këto zullume që ka bërë…!

Emri i Kastriot Islamit u përmend në Asamblenë e Partisë Socialiste disa ditë më parë, pasi në fjalën e tij, Rama përmendi se Meta fliste për profesorë të larguar nga PS, dhe ai numëronte vetëm Islamin.

“Ilir Meta flet për bandidë dhe trafikantë dhe iu kërkon të bashkoheni me të që të merrni pas Kastritot Islamin që më rezulton i vetmi profesor i larguar dhe t’i bëjini atë që nuk thuhet PS-së,”-tha Rama në Asamble. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kastriot islami edi rama ilir meta kastriot islami

Sondazh

Poll

Politike 12 Tetor 2020, 06:37

BRUKSEL– Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbeledhur ditën e sotme për të diskutuar një sërë çështjesh, duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi...

Politike 11 Tetor 2020, 18:16

TIRANË– Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi  ka...