“Pa lidhje me futbollin”/ I nxorri foton në rrjetet sociale, Alibeaj-Braçes: Mbylli mirë këmbët më 25 prill se do hash
11 Tetor 2020, 21:38Nga DOSJA
TIRANË– Enkelejd Alibeaj, i ka kthyer përgjigje zv.kryeministrit Erion Braçe, i cili e fajësoi për humbjen e Shqipërisë ndaj Kazakistanit, dhe e quajti njeri të politizuar. Teksa ishte i ftuar në emisionin e sportit në Neës24, Alibeaj tha se ndeshjen me Braçen e ka më 25 prill dhe se ai duhet t’i mbyllë mirë këmbët pasi do hajë gola.
Referuar Federatës, Alibeaj tha se zgjedhjet aty janë politizuar dhe janë përfshirë edhe falanga të krimit që sipas tij, dihet se kujt i bëjnë fresk.
“Mirë është që sporti të mos përzihet me politikën, por me që ky personazhi, i cili është bërë edhe qesharak në për stadium, më ka përmendur në fushën e sportit. I them këtij që ndeshjen me të e kam më 25 prill unë dhe duhet t’i mbylli mirë këmbët ai se golat do t’i hajë sic duhet. Por dua t’i them atij, kush i politizoi zgjedhjet në federatë, kush ishte kandidati, i cili ka të drejtë sigurisht të kandidojë, ishte Bashkim Fino. Nuk ishte turp për të kandiduar, por turp ishte që prej këtij personazhi dhe kryeministrit të vendit, u vendosën në rresht të gjithë kryetarët e bashkive, të cilët kishin ekipe për të votuar politikisht. Të politizosh sportin e di se cfarë është? Në 2016-n, ku këta djemtë shkuan në Francë dhe na nderuan, i mori dhe i gjestisi rrugëve të Tiranës për t’i marrë kredon atyre dhe për ta kthyer në mbështetje politike. Nëse do të them edhe gjëra të tjera lidhur me zgjedhjet dhe politizimin e zgjedhjeve të Federatës po vazhdoj. Nuk e ka thënë asnjëherë askush nga Federata, por unë meqë kam këtë lloj profili politik, ta them edhe këtë. Nuk ka ndodhur kurrë, asnjëherë më parë, ky tipi u angazhua plotësisht, kandidati që kishte ishte kolegu vet, kryeministri u angazhua dhe fatkeqësia ishte se u angazhuan edhe falanga të krimit. Ju e dini fare mirë se këto falanga të krimit kujt i bëjnë fresk. Për politizim dua të them edhe këtë gjë që ta mbyll, nuk ka më mirë që futbolli dhe të gjithë këta njerëz që kanë derdhur djersë dhe këta që janë sot të kenë dashamirësinë e pushtetit,”- tha Alibeaj.
Më herët, teksa publikoi foton e Alibeajt, zv.kryeministri theksoi se fajin e ka FSHF dhe futbolli politik i saj, jo futbollistët dhe trajneri. Në këtë prag zgjedhjesh dhe fushate të ndezur politike që në ditët e para të saj, Brace ka shfajësuar futbollistët e kombëtares dhe trajnerin për barazimin me Kazakistenin ku sipas tij i gjithë faji është i Federatës së Futbollit, teksa nxorri edhe foton e Enkelejd Alibeajt, i cili aktualisht është dhe pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FSHF.
(e.t;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Në të njëjtën ditë që kryeministri Edi Rama paralajmëroi shqiptarët për mundësinë e izolimit të dytë për shkak të pandemisë, qeveria e drejtu...
KAVAJË– Redjan Krali, kryebashkiaku socialist i Kavajës që doli nga zgjedhjet e 30-qershorit, nuk është mjaftuar vetëm me Bashkinë që prej vitesh njihet si...
Politike11 Tetor 2020, 18:16
TIRANË– Komisioneri për zgjerimin e Europës, Oliver Varhelyi është vetëizoluar në shtëpinë e tij. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi ka...
TIRANË– Luan Rama ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet tu thotë qytetarëve se nuk duhet të harxhojnë paratë për maska.Pas vendimit të q...
KURBIN-Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në qytetin e Kurbinit, ku vizitoi familjen e Viktor Gjonit. Prej 10 muajsh, ai jeton në çadër s...
TIRANË– Votimi në Partinë Demoratike të Tiranës nuk ka sjellë asnjë rezultat. Vetëm një skualifikim, ndërkohë që votat kundër kanë prekur disa figura të nj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Facebook ka folur edhe për amnistinë fiskale për emigrantët. Kreu i qeverisë deklaro...
TIRANË- Më 15 tetor mbajtja e maskës do të bëhet me detyrim. Ndëkohë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët kryeministri Edi Rama bëri thirrje që qytetarët ...
Politike11 Tetor 2020, 10:02
TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e ty...