Politike

Luan Rama: Vendimi për maskat e detyrueshme është një maskarallëk, ja ç’ka thënë kryeministri pak kohë më parë

11 Tetor 2020, 14:03 Nga DOSJA
Luan Rama: Vendimi për maskat e detyrueshme është një

TIRANË– Luan Rama ka publikuar një video ku kryeministri Edi Rama dëgjohet tu thotë qytetarëve se nuk duhet të harxhojnë paratë për maska.

Pas vendimit të qeverisë për të mbajtur me detyrim maskat, gjatë kohës së pandemisë, Rama e quan një ‘maskarallëk’, këtë vendim të kryeministrit.

“Pa koment, me zë dhe me figurë:
DYFYTYRËSI PREJ MASKARAI E NJË MASKARADE ME MASKA, APO?…
a). Ky është vendimi i rradhës i shpallur prej kryeministrit:
“Nga e enjtja maska do të jetë e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë, në çdo mjedis të mbyllur apo të hapur”.b). Ky është qëndrimi publik i kryeministrit për maskat në sallën e Kuvendit të maskave: “… mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë për maska, maskat nuk mbrojnë… E gjithë histeria për të blerë maska dhe për t’u maskuar dhe që ka përfshirë gjithë botën, është thjeshtë dhe vetëm harxhim i kotë i parave dhe mbushje e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska”.Dyfytyrësi prej maskarai e një maskarade me maska, apo vendim për mbushjen e arkave për ata që prodhojnë dhe shesin maska?!…Dëgjojeni me zë e shiheni me figurë dhe gjejeni vetë përgjigjen e pyetjes,”- shkruan Luana Rama krah videos së kryeministrit.

Tashmë nga 15 tetori maskat mbrojtëse duheb vendosur në çdo ambient, përveç atyre ku konsumohet. Nëse kjo gjë nuk zbatohet, gjoba do të aplikohet për qytetarët në faturën e dritave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama luana rama edi rama luana rama

Sondazh

Poll

Politike 11 Tetor 2020, 10:02

TIRANË- Eksperti për Ekonominë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në vend që të ndihmojë qytetarët, paratë e ty...