“Hellbanianz” dhe në Itali! Policia shkatërron ‘bebat’ e bandës, të miturit grabisnin dhe zhvasnin persona me armë
11 Tetor 2020, 18:56Nga DOSJA
ITALI– 18 persona, mes tyre 13 të mitur janë vënë në pranga si pjesë e bandës famëkeqe shqiptare, të quajtur “Hellbaninanz”. Mediat vendaseshkruajnë se të rinjtë, akuzohen për një seri krimesh e cila vepronte në zonën Tigullio e Liguria. Policia nisi operacionin për hetimin dhe arrestimin e anëtarëve të kësaj bande, të cilët, quke qenë se janë të mitur i kanë quajtur ‘bebat e grupit’, pas një sulmi ndaj dy të miturve.
Në total sipas policisë janë rreth njëzet episode të dhune, që janë të dokumentuara dhe rëndojnë mbi të rinjtë. Ata janë përgjegjës dhe akuzohen për ngjarje të rënda: si grabitje, vjedhjet, zhvatjet, sulmet, plagosjet, rrahjet dhe ngacmimet dhe veprimet e shumta të paligjshme të kryera gjithashtu përmes rrjeteve sociale, të përdorura për të kontaktuar dhe kërcënuar viktimat.
Gjatë kontrolleve, u gjetën edhe dy armë lodër, imazhet e të cilave postoheshin nga djemtë në rrjetet scoiale, për të treguar se janë gangsterë. Në profilet e tyre postoheshin edhe video të shumta të përleshjeve dhe sulmeve të bëra.
Tre nga të arrestuarit, që ishin përgjegjës për ngjarjet më të rënda, u transferuan në një burg për të mitur Piemontez. Një ndër episodet më të rënda ishte grabitja e kryer në një tren gjatë së cilës një i mitur u rrah egërsisht nga katër djem ndërsa një i pesti filmoi ngjarjen.
Hellbanianz është përmendur edhe më herët nga mediat ndërkombëtare. Banda me anëtarët shqiptare, lakohet në mediat e huaja si ‘zotët e rrugës’ që bëjnë ligjin dhe në burgje. Dy prej tyre që janë shumë të njohur janë ëshë këngëtarë. Ata janë “Vinz” dhe “Stealth”, emrat e vërtetë të cilëve janë përkatësisht Ervin Selita dhe Fatjon Dibra, të dy me origjinë nga qyteti i Burrelit, por që prej vitesh jetojnë në Londër.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një maqedonas dhe 2 kosovarë u hetuan për një kohë të gjatë si të dyshuar se po përgatisnin komplot dhe atentat ndaj kryetarit të opozitës Lu...
TIRANË– “Viktimat Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj janë qëlluar nga pas shpine. Në vendin ku ata u gjetën kishte dy parcela droge. Në njërën kishte 29 rrënjë...
TIRANË– Koronavirusi ka hyrë në zyrat arsimore duke bërë që në tre vende të Shqipërisë, këto zyra të mbyllen. Mësohet në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre...
GJIROKASTËR– Puna në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër është pezulluar. Mësohet se sekretarja e e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër ka rezultuar pozit...
Aktualitet11 Tetor 2020, 17:56
TIRANË– Një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Marku është ekstraduar ditën e sotme nga Madridi drejt Tiranës, ku është dënuar për një së...
TIRANË– Nazmi Hasanaj, xhaxhai i shefit të policisë që iu bë atentat mesditën e sotme, ka rrëfyer se nipi i tij, Mentori, nuk ka pasur asnjë konflikt. Në n...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve për gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë vënë në pranga tetë pe...
TIRANË– Reformat në Drejtësi dhe në Policinë e Shtetit janë ndër më të trumpetuarat gjatë dy mandateve të qeverisë Rama. E mbështetur dhe e financuar nga A...