Dogji sendet e tij dhe iku me armën në dorë, zbardhet dosja për vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, Olsoni: Vils
11 Tetor 2020, 18:26Nga DOSJA
TIRANË– “Viktimat Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj janë qëlluar nga pas shpine. Në vendin ku ata u gjetën kishte dy parcela droge. Në njërën kishte 29 rrënjë bimë narkotike të mbjella, të rritura nga një deri në 1.5 metra, ndërsa tjetra ishte vetëm me gropa me dy mjedise pushimi dhe me vend tharjeje të improvizuar të bimëve në dru”.
Kështu deklaroi gjatë dhënies së masës së sigurisë prokurori i çështjes, thanë burime ekskluzive të gazetës “Si”, që shtuan se pasi policia e këqyri vendngjarjen, preu bimën narkotike dhe mori si mostra 4 rrënjë. Vrasja e Vilson Cutaj dhe kushëririt të tij u zbulua pas denoncimit të të vëllait, Olson Cutaj.
Ndërkohë Gjykata ka lënë sot në burg Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepaj, ky i fundit autori i dyshuar i vrasjes së Vilson Cutaj dhe Klement Pepaj në Malësi të Madhe. Mësohet se Rrok Pepaj ka mohuar se ka lidhje me bashkëpunimin e kultivimit të kanabis sativa. Pepaj është shprehur se ka dalë në mal me policinë thjesht për të kërkuar dhe se rastësisht kanë gjetur parcelën dhe dy kufomat.
Burime të Gazetës “Si” zbardhin rrëfimin e Olson Cutaj:
“Dola me vëllain dhe me kushëririn që e thërrasim Kel dhe kushëririn e këtij të fundit që quhet Daniel. Duke diskutuar për ngatërresën e një femre ramë dakord të shkojmë në Vrith. Shkuam me makinën mercedez benz me targa AA .. FL. Kur mbërritëm në hyrje të fshatit, Vilsoni, Danieli dhe Klementi lëvizën në këmbë ndërsa më thanë që t’i prisja tek lokali”. Në denoncimin e tij, Olson Cutaj shprehet se kur i kishte telefonuar të vëllait, Vilsonit, ky i kishte thënë se do të vonoheshin dhe pak, por më vonë telefoni i tij rezultoi i fikur.
Gazeta “Si” po zbardh dosjen në të cilën tregohet se babai i Danielit, tashmë i arrestuar, kishte dijeni për parcelat e drogës, ndonëse ky i dyshuar gjatë ditëve të zhdukjes misterioze të tre të rinjve, bënte apel për ndihmë dhe për gjetjen e të birit Danjel Pepa, aktualisht i shpallur në kërkim. Trupat u gjetën në datën 8 tetor – thekson policia – në vendin e quajtur Rrënza e Glecarve dhe si prova u administruan dy gëzhoja, dy aparate telefoni dhe sende të tjera nën ekspertim. Sipas prokurorisë dy të rinjtë u qëlluan me automatik dhe autori më pas ka djegur dy ambjentet e tharjes se drogës, ku kishte sendet e tij dhe është larguar duke marrë me vete armën e krimit. Ka dyshime se babai i autorit kishte dijeni për drogën – këmbëngul organi i akuzës – pasi gjatë kërkimeve ai tregoi për parcelat.
Si të dhëna mbështeten deklaratat e policëve që kryen kërkimet në Malësi të Madhe që pohojnë: “Kërkuam tek Maja e Gropës së Pelës, kontrolluam të gjitha lëndinat, më pas rrugën e udhëhoqi Rrok Pepaj. Vazhduam tek maja e Sukës dhe aty nuk konstatuam asgjë të dyshimtë. Rrok Pepaj u drejtua tek lera e Gecajve, as aty nuk u gjet asgjë. Por rreth 500 metra mbi lerën e pa një parcelë me hashash; aty Rrok Pepaj u arrestua”.
I biri i tij, Danjel Pepaj është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së dy të rinjve. Ai mendohet se ka kaluar në Mal të Zi. Në datën 3 tetor të tre kushërinjtë u shpallën të zhdukur teksa rezultoi se ngjarja e kishte zanafillën tek konflikti për kanabisin: Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj akuzonin Danjel Pepajn se u kishte vjedhur kanabis nga parcela e tyre në zonën malore të Vrithit.
TIRANË– Koronavirusi ka hyrë në zyrat arsimore duke bërë që në tre vende të Shqipërisë, këto zyra të mbyllen. Mësohet në Durrës kanë rezultuar pozitivë tre...
GJIROKASTËR– Puna në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër është pezulluar. Mësohet se sekretarja e e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër ka rezultuar pozit...
Aktualitet11 Tetor 2020, 17:56
TIRANË– Një 29-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Gentjan Marku është ekstraduar ditën e sotme nga Madridi drejt Tiranës, ku është dënuar për një së...
TIRANË– Nazmi Hasanaj, xhaxhai i shefit të policisë që iu bë atentat mesditën e sotme, ka rrëfyer se nipi i tij, Mentori, nuk ka pasur asnjë konflikt. Në n...
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve për gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë vënë në pranga tetë pe...
TIRANË– Reformat në Drejtësi dhe në Policinë e Shtetit janë ndër më të trumpetuarat gjatë dy mandateve të qeverisë Rama. E mbështetur dhe e financuar nga A...
SHKODËR– Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka preferuar të mos komentojë ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Në një prono...
Aktualitet11 Tetor 2020, 15:06
TIRANË– Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe D...