Aktualitet

Me dy plumba në gjoks, rëndohet gjendja e babait të shefit të policisë që iu atentat, e shoqja që shpëtoi mrekullisht sh

11 Tetor 2020, 16:57 Nga DOSJA
Me dy plumba në gjoks, rëndohet gjendja e babait të shefit

SHKODËR– Pamjet që po shikoni vijnë nga Dobraçi, vendi ku shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe iu bë atentat. Siç shihet në videon e publikuar nga Dosja.al, në zonë ka automjete të shumta policie, efektivë që kanë rrethuar zonën dhe që kanë ngritur pika kontrolli.

Në videon tjetër, duket në pamje edhe e shoqja e shefit të policisë, Mentor Hasanaj, Vjollca. Veshur me xhinse, me flokët bionde të kapura mbrapa, Vjollca Hasanaj ecën si ‘e shushatur’ dhe duket që ka mbetur mjaft e tronditur nga ngjarja e rëndë.

Ndërkohë Xhelal dhe Mentor Hasanaj, babaë e bir po luftojnë me vdekjen në spitalin e Trauëms. Dosja.al mësoi se shefi i Policisë, Mentor Hasanaj, nga tre plumba që mori, njërin e ka ende në kokë, edhe pse është i vetëdijshëm. Ndërsa i ati, Xhelali, ka marrë dy plumba në gjoks dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Të dy, bashkë me të shoqen e shefit të policisë, po udhëtonin në automjetin e shtetit në momentin që iu bë atentati. Dy persona me motor, i qëlluan me breshëri plumbash, të cilëve Vjollca iu shpëtoi për mrekulli. Ende nuk dihen shkaqet e këtij atentati, por mednohet se ka të bëjë me detyrën e shefit të policisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj atentat shefit te policise ne malesine e madhe mentor hasanaj vjollca hasanaj xhelal hasanaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Tetor 2020, 15:06

TIRANË– Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe D...