Nipi e i vëllai po luftojnë me vdekjen, flet xhaxhai i shefit që iu bë atentat, Hasanaj: Na ra si rrufe nga qielli, s’ka k
11 Tetor 2020, 17:11Nga DOSJA
TIRANË– Nazmi Hasanaj, xhaxhai i shefit të policisë që iu bë atentat mesditën e sotme, ka rrëfyer se nipi i tij, Mentori, nuk ka pasur asnjë konflikt. Në një prononcim për AbcNews, Hasanaj tha se në Koplik, edhe me gruan të zihesh e merr vesh gjithë vendi dhe për pasojë, nuk i ka rënë në vesh asnjë fjalë për Mentorin dhe babain e tij, të dy të plagosur rëndë, nga atentati i sotëm.
“Na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit. Absolutisht asnjë konflikt, asnjë problem. E kam nip të afërt. Ka 2-3 vite që punon drejtor në policinë bashkiake. Nuk ka asnjë konflikt, nuk kam dëgjuar asnjë debat. Kopliku është shumë i vogël dhe gjithçka merret vesh. Edhe me gruan me u zënë e merr vesh tjetri. Pra nuk ka pasur asnjë konflikt. Kurse vëllai është një person që nuk ka bërë shamatë as me fëmijët e vet ndonjëherë. Nuk ka pasur asnjëherë konflikte. Me gjuajtur makinën e policisë nuk është ngatërresë. Nuk kam asnjë shpjegim, jemi të shokuar, na duket sikur na ka rënë rrufeja prej qiellit. Ata kishin zbritur në Shkodër, vëllai për të blerë ndonjë gjë. Unë e mora vesh se më mori shoferi që i çoi te spitali dhe më mori në telefon më tha i çova te spitali. Ata janë në reanimacion. Vëllai ka edhe pak moshën, ka luhajte, por përgjithësisht stabël është,”- përfundoi ai.
Mentor dhe Xhelal Hasanaj ndodhen në spitalin e Traumës. Ata u plagosën mesditën e sotme, teksa po udhëtonin me mjetin e policisë në Dobraç. Dy persona me motor iu prenë rrugën dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Për mrekulli shpëtoi vetëm bashkëshortja e shefit të policisë, Vjollca Hansanaj.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve për gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë vënë në pranga tetë pe...
TIRANË– Reformat në Drejtësi dhe në Policinë e Shtetit janë ndër më të trumpetuarat gjatë dy mandateve të qeverisë Rama. E mbështetur dhe e financuar nga A...
SHKODËR– Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka preferuar të mos komentojë ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Në një prono...
Aktualitet11 Tetor 2020, 15:06
TIRANË– Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe D...
SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Mentor Hasanaj, shefi i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe që sot ra pre një atentati. Mësohet se Ha...
SHQIPËRI– 420 viktima, 5479 të infektuar aktivë dhe 9500 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e...
Greqi: Ngjarje e rëndë në Greqi. Gjendet i vdekur shqiptari 40-vjeçar, babai i një fëmije të vogël, (identiteti i tij ende nik dihet).Mësohet se 40-vje&c...