Përdhunoi në mënyrë të përsëritur 14-vjeçaren, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, bashkë me të dhe një shpërndarës
11 Tetor 2020, 16:34Nga DOSJA
TIRANË– Policia e Tiranës ka bërë bilancin e arrestimeve për gjatë 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se janë vënë në pranga tetë persona. Mes tyre, është arrestuar një 25-vjeçar, me inicialet XH.M., pasi akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 14-vjeçare.
Në njoftim thuhet se në pranga është vënë edhe një 43-vjeçare me inicialet A.Q., pasi është kapur me 12 gramë kanabis. Gjithashtu jnaë arrestuar edhe katër persona të tjerë: E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë Tiranë: Arrestohen në flagrancë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A.Q., 43 vjeçe, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar, iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 12 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sattiva. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u ndalua shtetasi Xh.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka kryer marrdhënie seksualë me dhunë ndaj një shtetase të mitur 14-vjeçare. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimim në flagrancë të shtetasit G.M., 25 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shkak të detyrës. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.Xh, 21 vjeç, pasi në Vaqarr, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A.T., 27 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E.K., 38 vjeç, H.Z., 26 vjeç, L.T., 33 vjeç dhe A.R., 53 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Reformat në Drejtësi dhe në Policinë e Shtetit janë ndër më të trumpetuarat gjatë dy mandateve të qeverisë Rama. E mbështetur dhe e financuar nga A...
SHKODËR– Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe Tonin Marinaj ka preferuar të mos komentojë ngjarjen e rëndë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Në një prono...
Aktualitet11 Tetor 2020, 15:06
TIRANË– Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme është takuar me përfaqësuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Diana Toma dhe D...
SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Mentor Hasanaj, shefi i policisë bashkiake në Malësinë e Madhe që sot ra pre një atentati. Mësohet se Ha...
SHQIPËRI– 420 viktima, 5479 të infektuar aktivë dhe 9500 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, që nga fillimi i pandemisë. Ministria e...
Greqi: Ngjarje e rëndë në Greqi. Gjendet i vdekur shqiptari 40-vjeçar, babai i një fëmije të vogël, (identiteti i tij ende nik dihet).Mësohet se 40-vje&c...
Shkodër: Njoftimi i Policisë: Në datë 11.10.2020, rreth orës 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, një person i paidentifikuar që qarkullonte me motomjet, ka q...