Sport

FOTO/Inter-Koronavirus 0-6, zikaltërit po humbasin ndeshjen me virusin, ja kush është i fundit që është prekur

11 Tetor 2020, 12:53 Nga DOSJA
FOTO/Inter-Koronavirus 0-6, zikaltërit po humbasin ndeshjen me virusin, ja

MILANO– Inter vazhdon të marrë lajme të këqija, koronavirusi po kthehet në tmerr për futbollistët zikaltër. Pas 5 lojtarëve të prekur, i fundit është Ashley Young. Shkon në këtë mënyrë në 6 numri i futbollistëve të prekur te Interi me COVID-19 duke e bërë situatën shumë emergjente në prag të derbit.

Duke patur parasysh edhe faktin që pjesa më e madhe e futbollistëve zikaltër janë të grumbulluar me kombëtaret e tyre në Appiano Gentile në dispozicion të Antonio Contes gjatë këtyre ditëve kanë mbetur vetëm dy portierë Handanovic e Padelli si dhe 2 mbrojtës Ranocchia e Darmian. Ka qenë vetë klubi i Interit që ka bërë me dije se Young ka rezultuar pozitiv dhe tashmë frika për infektime të tjera vazhdon të jetë prezente.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ashley young inter ashley young inter

Sondazh

Poll

Sport 11 Tetor 2020, 09:36

Kosova pret sot Slloveninë për të bërë kthesën

KOSOVE – Mbrëmjen e sotme zbret në fushën e lojës edhe përfaqësuesja e futbollit të Kosovës e cila në stadiumin “Fadil Vokri” do të luaj përball Sllovenisë në n...

Sport 11 Tetor 2020, 09:08

Edi Reja feston 75-vjetorin ne Kazakistan

KAZAKISTAN – Edoardo Reja një ditë më parë ka festuar në Kazakistan datëlindjen e tij të 75-të. Mjaft i rezervuar ka qenë trajneri italian edhe në këtë da...

Sport 11 Tetor 2020, 08:47

Sotë në orën 15:00 Kazakistan-Shqipëri

KAZAKISTAN – Përfaqësuesja kuqezi do të zbres pasditen e sotme, në orën 15:00 me orën lokale të Shqipërisë, për ndeshjen e tretë të fazës së grupeve të Li...