Art&Argëtim

E diela në kishë, pas ngjarjes së ish-Bllokut Elvana Gjata gjen qetësi në fe (Video)

10 Shkurt 2019, 14:53 Nga DOSJA
E diela në kishë, pas ngjarjes së ish-Bllokut Elvana Gjata gjen

Pas postimit të fotos disa ditë më parë, këngëtarja Elvana Gjata është bërë aktive në rrjetet sociale.(Lexo këtu)

Mesa duket pas ngjarjes së ish-Bllokut, Elvana është duke e kërkuar qetësinë në kishë. Sot është e dielë dhe është traditë për besimtarët e krishterë që të shkojnë në meshën që mbahet në kishë.

Ngjarja në zonën e Ish-Bllokut

Në lokalin “Monopol”, më datë 4 tetor 2018, si pasojë e një përplasje me armë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me shokun e tij Eljo Hato. I përfshirë në konflikt ishte edhe Ajaks Bonjaku, i cili u vetëdorëzua në polici vetëm disa ditë pas ngjarjes. Në kërkim u shpallën tre persona: ish-komandoja Merviol Bilo, Ervin Mata (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe Fabjol Alushi. Ky i fundit u arrestua nga policia vetëm para disa ditësh dhe më pas u la në masën detyrim paraqitje.

Si fillim u mendua se arsyeja e përleshjes ishte këngëtarja Elvana Gjata, por hetimet e mëtejshme zbuluan se bëhej fjalë për një sherr të mbartur të të fejuarit të saj, Ervin Mata, me disa persona të tjerë, ku përmendet emri i biznesmenit Eldi Dizdari (partneri i Suada Sherifit). Dizdari është gjithashtu kushëriri i Arbër Cekajt, pronarit të magazinës ku u kapën 613 kg kokainë në Maminas, i cili aktualisht është në Gjermani i arrestuar.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata vrasja ne ish-bllok elvana gjata vrasja ne ish-bllok

Sondazh

Poll