Aktualitet

Revolta në burgje, Ministrja e Drejtësisë bën sqarimin: Greva u mbyll! Ngritëm grup pune, po hetohet kush provokoi destabil

10 Tetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
Revolta në burgje, Ministrja e Drejtësisë bën sqarimin:

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka reaguar lidhur me grevën e urisë, e cila është zhvilluar në disa prej institucionet e vuajtjeve të dënimit në vendin onë. Në një njoftim zyrtar, Ministria ka bërë me dije se situata ka qënë më e komplikuar në IEVP Peqin. Por greva e të dënuarve është mbyllur është ngritur një grup pune që do të shohë me kujdes të veçantë problematikat e konstatuara për çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve.

“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me agjencitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje,”-thuhet në njoftimin zyrtar. 

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Nisur nga situata e bërë edhe publike disa ditë më parë, lidhur me refuzimin e ushqimit në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bëjmë me dije se të gjitha strukturat e angazhuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë pasur vëmendjen maksimale për sigurinë në institucione, respektimin e të drejtave dhe lirive të të dënuarve në respektim të ligjit si dhe sigurinë e jetës e shëndetit të tyre.

Pavarësisht pasqyrimit të bërë nga disa portale për një grevë masive në burgje, bëjmë me dije se kjo situatë ka qënë më së shumti në IEVP Peqin, pasi disa të dënuar në këtë institucion kanë refuzuar marrjen e ushqimit nga Institucioni duke paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera.

Ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Deri më sot situata paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, pavarësisht kësaj situata po ndiqet me vëmëndje të shtuar nga të gjitha forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve së bashku me ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë.

Po gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkepunim me agjensitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësise ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune që do të shohë me kujdes të veçantë problematikat e konstatuara për çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve në respekt të kuadrit ligjor në fuqi përfshi dhe ndryshimet e përmirësimet e nevojshme në strukturat drejtuese të sistemit të burgjeve.

120 të burgosur të Burgut të Peqinit prej thuajse dy javësh kishin vendosur që të futeshin në një grevë urie, së cilës iu dha fund një ditë më parë. Kjo shkaktoi përkeqësimin e gjendjes së tyre shëndetësore, dhe madje disa edhe përfunduan në spitalin e burgut. Situata ishte më e “nxehtë” tek të dënuarit e regjimit 41-bis, të cilëve u është ndaluar takimi me të afërmit dhe bisedat në telefon. Për shkak të trazirave në burgun e Peqinit, u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut, Bukurosh Mallutaj, për mosmenaxhim të situatës.

(k.m/i.a.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj greva ne burgje ministria e drejtesise etilda gjonaj greva ne burgje ministria e drejtesise

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2020, 14:04

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 3 persona të in...