Aktualitet

Zbulohet grupi i vjedhësve të biçikletave/ Të rinjtë bënin ‘namin’ dhe ua shisnin vëllezërve binjakë. 2 në pranga,

10 Tetor 2020, 15:12 Nga DOSJA
Zbulohet grupi i vjedhësve të biçikletave/ Të rinjtë

TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit, një është proceduar penalisht dhe tre të tjera janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për vjedhje biçikletash. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, të prangosurve u janë sekuestruar 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme. Gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” janë arrestuar A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë që kryenin vjedhje biçikletash.

Zbardhen dhe dokumentohen dhjetëra raste të vjedhjeve të biçikletave. Këta shtetas dyshohet se kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë territon e qytetit të Tiranës.

Sekuestrohen 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjeshta”, në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. F., 30 vjeç dhe D. F., 30 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. P., 17 vjeç, E. D., 24 vjeç dhe A. B., 25 vjeç, me precent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Shtetasit E. P., E. D. dhe A. B., në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhje të biçikletave në të gjithë qarkun e Tiranës dhe më pas ia shisnin kundrejt vlerave të vogla monetare, shtetasve A. F dhe D. F.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht edhe shtetasi i mitur me iniciale E. K., 12 vjeç, pasi më datë 09.10.2020, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E. P.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve A. F. dhe D. F., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 66 biçikleta të modeleve dhe madhësive të ndryshme të vjedhura në vende dhe kohë të ndryshme në Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me të gjitha Komisariatet e tjera të Tiranës, vijon punën për mbledhjen e të gjithë kallëzimeve të bëra nga qytetarët për vjedhjen e biçikletave, me qëllim për paraqitjen për njohjen e biçikletave të tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni vjeshta policia e tiranes tirane operacioni vjeshta policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2020, 14:04

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 3 persona të in...