Aktualitet

E reja nga Irani kapet në Rinas me pasaportë të falsifikuar, kishte “vjedhur” identitetin e një norvegjezeje

10 Tetor 2020, 14:46 Nga DOSJA
E reja nga Irani kapet në Rinas me pasaportë të falsifikuar,

RINAS– Një 27-vjeçare nga Irani është arrestuar pasi është kapur në aeroportin e Rinasit, teksa qarkullonte me pasaportë të falsifikuar. E reja me iniciale T.N., po udhëtonte me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Po ashtu penalisht është proceduar edhe një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi pasi me vete iu gjetën 30000 paund. 39-vjeçarit me iniciale Sh. Sh.,  iu gjetën paratë në valixhen e tij të dorës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rinas

Intensifikohen kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Vihet në pranga një 27-vjeçare iraniane që qarkullonte me pasaportë të falsifikuar. Porcedohet penalisht një 39-vjeçar nga Tirana, për mosdeklarim të të hollave në kufi. Sekuestrohen 30000 paund.

Në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë arrestuar në flagrancë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, shtetasen iraniane T. N., 27 vjeçe, sepse në dalje të PKK Rinas ka tentuar të udhëtojë me një pasaportë me gjeneralitetet e një shtetaseje norvegjeze. Nga kontrolli i është gjendur edhe një karte identiteti dhe leje drejtimi mjeti në emër të shtetases norvegjeze.

Po në vijim të kontrolleve intensive, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë ushtruar kontroll ndaj pasagjerëve të linjës ajrore me itinenar lëvizjeje Luton-Rinas dhe konkretisht ndaj shtetasit Sh. Sh., 39 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar, 39-vjeçarit iu gjetën në valixhen e tij të dorës dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30000 paund. Në përfundim të veprimeve të para, nga ana e seksionit të ZMP-së u procedua penalisht shtetasi Sh. Sh., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rinas rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2020, 14:04

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 3 persona të in...