Pronari u vetëvra 2 muaj më parë/ Breshëri plumbash drejt kompleksit luksoz të Eugert Lazajt, sulm i koordinuar 2 herë bre
10 Tetor 2020, 14:27Nga DOSJA
TIRANË– Breshëri plumbash kanë terrorizuar sërish vendin mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:05. Në Maminas, është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e kompleksit luksoz “Adorions Palace” në Maminas por fatmirësisht askush nuk ka mbetur i lënduar. (Lexo këtu)
Kompleksi luksoz “Adorions Palace” në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj, i cili u vetëvra me armë zjarri në vilën e tij në Farkë, në 30 korrik 2020. Por që prej vdekjes së tij, e gjithë godina është e mbyllur nga të afërmit e tij, ndërsa për të mbajtur larg grabitësit atje qëndron vetëm një roje.
Por kjo nuk është hera e parë që godina sulmohet me breshëri plumbash, kjo pasi burime për Dosja.al bënë me dije se edhe para një jave, ndodhi një episode i ngjashëm. Disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë rreth orës 03:30 të mëngjesit dhe më pas janë zhdukur për t’u kthyer sërish. Policia ende nuk ka të dyshuar por ka bërë me dije se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.
Duke marrë parasysh faktin që Lazaj është vetëvrarë muaj më parë në vilën e tij në Farkë, nuk dihet se çfarë kërkohet nga të afërmit e tij, të cilët aktualisht ndodhen në Gjermani. Duke marrë parasysh se agresorët nuk kanë hyrë brenda në godinë, përjashtohet pista e grabitjes.
Po kush ishte Lazaj?
Eugert Lazaj u gjet i vdekur u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës, më 30 korrik. Biznesmeni u zbulua se u vra me armën e përdorur në masakrën në ish-bllok, pistoleta Glock e Redi Popescut, pronarit të Monopol. Prokuroria ende po heton mbi ngjarjen, që besohet se është vetëvrasje.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Jo vetëm spiunazh , por edhe sulme kibernetike. Të paktën kjo kuptohet se po ndodh nga aksionet policore të herë pas hershme ndaj individëve që kryejnë veprimta...
Aktualitet10 Tetor 2020, 14:04
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 3 persona të in...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Blutë bëjnë me dije se dy prej tyre të shpallur në kërkim....
TIRANË -Pas disa ditësh e infektuar me COVID-19 specialistja e Institutit të shëndetit Publik Silva Bino është shëruar nga virusi. Lajmin e mirë e ka dhënë...
TIRANË – Vështirësia ekonomike dhe dëmtimet nga tërmeti janë kryefjala e shumë banorëve në Kurbin. Qëndrimi në çadër për 9 muaj është kthyer në një ...
TIRANË– Policia ditën e sotme ka arrestuar Arjan Prengën i cili ishte dënuar nga Gjykata e Lezhës me 6 vite e 8 muaj burg për vrasje, të ndodhur në v...
TIRANË- Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar dy persona, të akuzuar për vjedhje biçikletash. Blutë bëjnë me dije se kanë rënë në pranga shte...
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku rreth orës 04:15 është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të ...