Aktualitet

Akuzohen për vepra të ndryshme penale/ Arrestohen 5 persona në Tiranë, dy prej tyre ishin shpallur në kërkim. Policia zbar

10 Tetor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Akuzohen për vepra të ndryshme penale/ Arrestohen 5 persona në

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët akuzohen për vepra penale të ndryshme. Blutë bëjnë me dije se dy prej tyre të shpallur në kërkim. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit P.Gj., 50 vjeç, E.M., 39 vjeç, F.K., 20 vjeç, M.P 36 vjeç, dhe M.Gj., 59 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Tiranë Bien në prangat e Policisë 5 shtetas për vepra të ndryshme penale, dy prej tyre të shpallur në kërkim. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.P., 36 vjeç, pasi në rrugën e “Kastriotëve”, nga kontrolli fizik i ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e dyshuar kokainë si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

•P.Gj., 50 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

•E.M., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka caktuar masën e sigurimit personal ‘’Arrest me burg në mungese’’, për veprën penale ‘’Plagosja e rëndë me dashje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

F.K., 20 vjeç, në rrugën “Frang Bardhi”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese ;

•M.Gj., 59 vjeç, pasi në autostradën Tiranë – Durrës, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.89 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen pese persona ne tirane arrestohen pese persona ne tirane

Sondazh

Poll