Aktualitet

22 vite burgim pa kryer, arrestohet 40-vjeçari nga Fier, ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

10 Tetor 2020, 15:24 Nga DOSJA
22 vite burgim pa kryer, arrestohet 40-vjeçari nga Fier, ishte në

FIER– Një 40-vjeçar i identifikuar si Viron Tavanxhiu ka rënë në prangat e uniformave blu pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia. Tavanxhiu ishte dënuar me 25 vite burg për veprat penale “ Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” dhe duhet që të ekstradohet në Itali për të kryer 22 vitet e mbetura pa shlyer.

NJOFTIMI I PLOTË:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Viron Tavanxhiu, 40 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata Milano/ Itali, me vendimin e datës 15.05.2006, e ka dënuar me 25 vite burg, për veprat penale ”Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

40-vjeçarit i kanë mbetur pa kryer dhe 22 vite burg.

Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 09.06.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fier viron tavanxhiu fier viron tavanxhiu

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Tetor 2020, 14:04

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 3 persona të in...