Politike

Klevis Balliu përjashtohet nga lista e PD-së në Pogradec/ Lulzim Basha: Askush mbi votën e anëtarësisë

10 Tetor 2020, 09:24 Nga DOSJA
Klevis Balliu përjashtohet nga lista e PD-së në Pogradec/ Lulzim

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, ditën e sotme në në një deklaratë për mediat pas votimit në njësinë nr. 8 ka folur edhe për përjashtimin e Klevis Balliun nga lista e kandidatëve të PD në Pogradec. Ai është shprehur se mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë, duke shtuar se anëtarësia është një proces që ska të përjashtuar.

Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në një mënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër. Është një proces që nuk ka të humbur. Padyshim nga 3600 propozime mund të themi që shumica dërrmuese e tyre posedojnë kualitetet e përfaqësimit politik por ju e dini fare mirë se nuk parlament në botë që të ketë 3600 deputetë. Vetë procesi është dizenjuar në mënyrë të tillë që një numër i madh i të propozuarve nuk janë të skualifikuar, nuk janë të humbur por përbëjnë pjesë të burimeve njerëzore të PD-së për të drejtuar nesër qeverisjen e vendit.” tha Basha. 

Disa ditë më parë, anëtarësia e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës ka votuar për kandidatët që do të kalojnë në fazën tjetër për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit dhe në degën e Pogradecit, ajo që erdhi papritur ishte eliminimi i Balliut. Mes të eleminuarve ishte edhe ish-kreu i Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Mediat raportuan për një pakënaqësi të demokratëve në zonë, për shkak të mungesës së rolit të deputetit në zonë. Por përflitet në media, se Balliu do të garojë në Tiranë. A do të ketë më vend për të në PD? Mbetet për t’u parë!

(A.K;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klevis balliu lista e pd ne tirane lulzim basha perjashtimi i klevis balliut klevis balliu lista e pd ne tirane lulzim basha perjashtimi i klevis balliut

Sondazh

Poll

Politike 10 Tetor 2020, 06:49

TIRANE- Kryeministri Rama ka bërë në profilin e tij të ‘Facebook’ një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite.Rama nis ditën e sotme duke shkruar se Basha ...

Politike 9 Tetor 2020, 21:04

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka korrigjuar presidentin Ilir Meta lidhur me një dekoratë të dhënë prej tij 10 dit...