Politike

9 Tetor 2020, 21:04 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka korrigjuar presidentin Ilir Meta lidhur me një dekoratë të dhënë prej tij 10 ditë më parë. Me anë të një statusi në Facebook ajo shkruan se këngëtari që Meta iu referua para pak ditëve quhet Qerim Sula dhe jo Kulla. Ndërkohë që i hedh kunja, duke e pyetur se kur do të dekorojë Petrit Vasilin dhe Luan Ramën për “këngët” (deklaratat) që bëjnë kundër saj. 

Baba Xhike nuk quhet Qerim Kulla po Qerim Sula këngëtari dibran që e ke dekoruar para 10 ditësh, po e ngatërron me Ilir Kullen që mesa duket do ta dekorosh për këngët e paguara kundër Shqipërisë në mediat e huaja! Po Peços dhe Luanit kur do ia japësh dekoratën për këngët për mua?,”-shkruan Spiropali. 

Kur na ndajnë edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndizet debati mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Kreu i shtetit sulmon ashpër nga Presidenca, ndërsa kreu i qeverisë e konsideron veten “Skënderbe”. Mes debatit ka mbetur edhe ministrja Spiropali, e cila ka sulmuar presidentin Meta, i cili nuk ia ka kursyer nderin.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta elisa spiropali ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 19:58

LLESHAJ-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë se në Shqipëri pas vitit  ’90 vendi ka humbur referencën themelore të një shteti, adresën. I ftuar në emi...