140 emra në garë për Tiranën/ Mbyllet procesi i votimit të kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Basha tek
TIRANË– Mbyllet procesi i votimit të listës me 140 emra në Tiranë, të propozuar nga anëtarësia për kandidatë për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Mësohet se nga 140 kandidatë, janë kualifikuar 139, pasi është skualifikuar vetëm Andrin Tahiri. Nga 23,507 anëtarë me të drejtë vote në këtë proces, morën pjesë në votim 14,127 anëtarë, ose 60 %.
Pjesë e procesit u bë edhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili ka votuar mëngjesin e sotëm. Basha u paraqit në njësinë e votimit, në orën 10:00, në zyrat e degës 8, përballë me gjimnazin “Partizani”. Kryedemokrati u shpreh se askush nuk qëndron mbi votën e anëtarësisë referuar përjashtimit të Klevis Balliut nga lista e Korçës. Po ashtu, Basha përshëndeti procesin dhe tha që është anëtarësia e parë në Shqipëri që merr të drejtën dhe falenderoi demokratët për angazhimin.
Lista e plotë e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike që do t’i nënshtrohet votimit nga anëtarësia e partisë në atë që quhet faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë është bërë publike ditën e djeshme. Në listën e gjatë të PD-së për qarkun e Tiranës spikasin emra të njohur dhe me kontribute të veçanta në jetën publike të vendit. Në këtë listë spikasin edhe emra nga bota e artit, si Klodiana Shala, Julian Deda, Robert Budina apo Taulanda Jupi si dhe sportistët si Andi Lila në Kavajë, Gent Muça në Tiranë, por edhe Artan Pogoni.
Ndërkohë kanë dalë edhe rezultatet e Kamzës dhe Paskuqanit, degëve: 3, 6 dhe8 ku ia ka dalë që të “kalojë” e gjithë lista përfshirë edhe ish-kryebashkiaku Xhelal Mziu, edhe pse kishte mbi 200 vota kundër tij. Kështu, i vetmi emër i skualifikuar është Andrin Tahiri, megjithatë nuk dihet numri i votave që është dhënë kundër tij.
(k.m/A.B;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Kaso: “Kodi i ri Zgjedhor pazar”, Gjiknuri: “E kanë mundësinë të bëjnë Kombëtaren Afrikane, bëhen një ekip”
“Kodi i ri zgjedhor/ Kush përfiton më shumë?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision“Kemi një Kod që ka hyrë në fuqi dhe një draft Kodi që nuk është miratuar. Qyt...
Gjiknuri ndaj akuzave për manipulim votash: “Ta ndajnë mendjen, apo filluan të përgatisin justifikimin e rradhës?”
“Kodi i ri zgjedhor/ Si do manipulohen votuesit?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision.“Këta tani thonë që e kemi të mbyllur këtë punë, çudi që vazhdon i...
Ivi Kaso: “Çunat problematikë i kanë aktivizuar, e qajnë sistemin e manipulimit të votave por nuk do u eci vaj”
“Kodi i ri zgjedhor/ Si do manipulohen votuesit?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision.“Manipulimi ka filluar me listat e zgjedhësve, sistemi i manipulimit ka f...
LETRA: Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama u dërgon ‘fletushka’ qytetarëve, kërkon ndihmë për fitoren: Përfshihuni fo
TIRANË– Edhe pse në publik shfaqet i sigurtë për fitoren, kryeministri Edi Rama ka ndezur motorët për zgjedhjet e 25 prillit. Në të gjithë Tiranën në...
Lëvizja e adresave të qytetarëve pa dijeninë e tyre/ Sandër Lleshaj: Do të nge padi ndaj Partisë Demokratike për kallëz
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka njoftuar se së shpejti do të ngrejë një padi në SPAK kundër Partisë Demokratike për kallëzim të rremë, sa i...
‘Meta shoqërohet me kriminelë skutave’/ Lleshaj distancohet nga Rama: Nuk i komentoj deklaratat e kryeministrit, president
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zgjedhur që të mos i komentojë akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj presidentit Ilir Meta. I ftuar në emisi...
‘Qeshnin para se Rama të bënte batutën’/ Lleshaj i mahnitur, komplimenton kryeministrin për fjalimin në Asamble, “thu
TIRANË– Ministri Sandër Lleshaj disa orë pas Asamblesë së Partisë Socialiste ka nxituar që të komplimentojë kryeministrin Edi Rama për fjalimin që mbajti p...