Politike

10 Tetor 2020, 06:49 Nga DOSJA

TIRANE- Kryeministri Rama ka bërë në profilin e tij të ‘Facebook’ një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite.

Rama nis ditën e sotme duke shkruar se Basha është VIP i trenit të vjetër të opozitës e më pas ka publikuar disa shifra që sipas tij janë investuar në këto dy sektore. Ai thotë se në vitin 2012 masat direkte të financimit për bujqësinë arrinin në 5.5 mln euro ndërsa në vitin 2020 buxheti arrin në 9.1 mln euro.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes dhe me pasagjerin e këndshëm VIP të trenit të vjetër të opozitës, si edhe pasqyrën e vetëm disa fakteve mes të djeshmes e të sotmes në Shqipërinë bujqësore, ju uroj një shikim e fundjavë të këndshme.

Në 2012 masat direkte të financimit për bujqësinë arrinin në 5.5 mln euro ndërsa në vitin 2020 buxheti arrin në 9.1 mln euro. Rritja është 165 %.

Në vitet 2008-2012 investimet në pika grumbullimi ishin 0, ndërsa nga viti 2013-2020 janë 123 përfitues me një shumë prej 20.8 mln euro.

Në vitin 2012 pika grumbullimi në Fier ishin 0 investime ndërsa në vitet 2013-2020 janë 31 përfitues me një shumë prej 7 mln euro.

Vetëm në vitin 2020 mbështetja direkte për qarkun e Fierit janë 860 mijë euro për 754 fermerë. Për mbështetjen

Raporti i Komisionit Europian thotë se implementimi i programit IPARD në Shqipëri pati një fillim të mirë të të gjithë kontratave të nënshkruara, ashtu si dhe vlerave respektive të kontraktuara. Autoritetet kombëtare mobilizuan burime për të shmangur tërheqjen e fondeve nga programi IPARD 2 në fund të 2019.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 21:04

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka korrigjuar presidentin Ilir Meta lidhur me një dekoratë të dhënë prej tij 10 dit...

Politike 9 Tetor 2020, 19:58

LLESHAJ-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë se në Shqipëri pas vitit  ’90 vendi ka humbur referencën themelore të një shteti, adresën. I ftuar në emi...